Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Endërrat dhe aroma e trëndafilave !

Sa  herë  pyesim  veten  se  çfarë  do  të  thotë  ëndërra  që  kemi  parë  në  gjumë  dhe  kush  do  ishte  mënyra  më  e  mirë  për  ta  interpretuar.

Le të marim  një   ëndërr  të  rastësishme : Endërron  sikur  do  të  ikësh   në  një  udhëtim  por  të  ikën  treni /makina  dhe  zgjohesh  gjithë  ankth. Cila  është  frika  qe  tregon  ëndërra ? Nuk  është  as  frika  e  mospërballimit  të  impenjeve  dhe  as  bezdia  e  të  bërit  një  jetë  monotone. Eshtë  frika  nga  vdekja. Të  nisurit  në  një  udhëtim  ështe  një  nga  simbolet  e  vdekjes  më  të  zakonshme  dhe  të  konfirmuara. Kjo  është  një  mënyrë  ngushelluese ; mos  ki  frikë  edhe  kësaj  here  nuk  do  të  ndodhë  asgjë  e  keqe !  Ndjesia  e  ankthit  është  e  lidhur  me  frikën  nga  vdekja  dhe  jo  me  ikjen  e  trenit.

Djali  na  tregon  se  ka  parë  në  ëndërr   nje   zvarranik   me  bisht  të  prerë  që  i  hyn  në  krevat . Çfarë  shpreh  kjo ? Nuk  është  as  ndjenja  e  fajit  pse  sillet  keq  me  kafshët  dhe  as  frika  se  mos  braktiset  nga  mamaja. Zvarraniku  në  ëndrrën  e  një  fëmije  tregon  frikën  e  kastrimit,  (të  humbjes  së  organit  të  tij  genital , të  njëjtën  domethënie  kanë  prerja  e  flokëve  &  prerja  e  kokes).

Ky  është  një  interpretim  Freud – ian . Ai  zbuloi  teorinë  e  dëshirave  të  pavetëdijshme, që  veprojnë  në  brëndësi  të  psiqikës  njerëzore  dhe  dalin  në  pah  gjatë  gjumit  në  formën  e  ëndërrave . Interpretimi  i  tyre  bëhet vetëm  me  një  analizë  subjektive  të  kujdesshme  dhe  me  detaje. Për  sa  kohë  nuk  kemi   vendosur  ti  analizojmë (në  studion  e një  psikoterapisti ) ëndrrat  tona ( ti  shkruajmë  në  një  fletë , të  përshkruajmë  ndjesitë, të  fokusojmë  simbolet, ti  rilexojmë  etj,) shohim SI  MUND  TI  ZBUKUROJME  ATO “ :

Dikur mendohej  se  kur flemë  shkëputemi  plotësisht  nga  realiteti. Por nuk  është  kështu. Një studim  i  Universitetit  të  Dresden  zbuloi  se  aroma  e  dhomës  ku  flemë  mund  të  përcaktojë  përmbajtjen  e  ëndrrave  tona. Studjuesit  pritën  deri  në  momentin  që  personat  hynë  në  fazën  REM  të  gjumit  dhe  hodhën  dy  aroma  të  ndryshme  në  dhomë : Erën e  vezëve  të  prishura  dhe  aromë  trëndafilash. Kur  personat  u  zgjuan  thanë  që  nuk   kishin  ndjerë  asnjë  lloj  arome,  por  çuditërisht  ata  që  ishin  në  dhomën  me  aromë  trëndafilash  kishin  patur  ëndërra  të  qeta , ndërsa  ata  të  dhomës  me  erë  të  keqe  kishin  patur  makthe  dhe  ëndërra  të  frikshme... Kështu  pra  kush  do  ëndërra  të  bukura  duhet  të  preokupohet  për  erën  e  dhomës  ku  flë. Mos harrojme  gjithashtu qe aroma  e  trëndafilave  përmirëson  dhe  memorjen.

 Për  të  realizuar  këtë  shkrim  mu  nevojitën  dy  ditë . Disa  orë  nga  këto  ja  mora  kohës  time  të  “ ëndërrave  me  sy  hapur “ .♥

(psikologjia  për  të  gjithë )                                               30/shtator/2016.

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe