Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Hirushja, Peter Pan, Bambi dhe ngërçet psikologjike !
Keni hasur ndonjëherë djem të rritur e të bërë “burra” që sillen si të ishin ende fëmijë ? Ka shumë mundësi që të kenë Sindromën e Peter Pan – it ; djalit të destinuar të mos rritet kurrë. Psikologjia cilëson me termin Sindroma e Peter Pan, ata persona që kanë si karakteristikë kryesore një papjekuri të theksuar psiko – emocionale. Këta persona kanë gjithashtu një tendencë të spikatur për të shmangur role dhe përgjegjësira të rëndësishme. Studime të shumta tregojnë që është një karakteristikë tipike e burrave. Nga ana tjetër për gratë duket se është shumë më e përhapur Sindroma e Wendy – it . Janë ato gra që luajnë gjithë kohën rolin e “mamasë”.
Kompleksi i Bambi – it
Bambi është përralla qe tregon per kaprollin e vogël me kete emer , që mbeti jetim nga e jëma. Në psikologji përdoret kompleksi i Bambit për të treguar një personalitet shumë të ndjeshëm. Personat me këtë kompleks janë shumë sentimental dhe luftojnë shumë për të drejtat e të tjerëve. Ata mund të arrijnë të shfaqin një moralizëm shumë të ngurtë ndaj vetes së tyre. Kjo ngurtësi mund t’i bëj të përjetojnë një ndjenjë të fortë faji ndaj vetes se tyre. Ne shume raste ata ndihen ne faj sepse nuk janë në gjëndje të “ shpëtojnë botën ”.
Kompleksi i Hirushes.
E njohim të gjithë historinë e Hirushes dhe padrejtësitë e rënda që pësonte nga njerka dhe vajzat e saj.. Në psikologji flitet për Kompleksin e Hirushes për të treguar ato femra të cilat paraqesin një vartësi afektive patologjike. Karakteristikë e kësaj vartësie dhe që e “ushqen “ problemin është besimi se vetëm “ princi i kaltër “ mund t’i ndihmojë për të realizuar dëshirat e tyre.
Ekzistojnë dhe dy Sindroma të tjera me emra te huazuara nga personazhet e filmave viztimore të Disney. Ato janë : ”Sindroma e Bukuroshes së fjetur *dhe ajo e Rapunzel *. Këto dy sindroma janë situata me problematika të rëndësishme dhe shkojne pertej titullit dhe magjise narrative te perrallave.
( *Sindroma e Bukuroshes së fjetur në jetën reale ekziston në formën e një çrregullimi të rrallë neurologjik .Për sindromën e *Rapunzel (trikotilomania) gjendet në faqe një postim i veçantë .Sindroma e Peter Pan, Kompleksi i Bambi -it , Wendy dhe kompleksi i Hirushes nuk hyjnë në klasifikimet e çrregullimeve mendore ).
Filmat vizatimore dhe personazhet e tyre magjepsin te madh e te vogel. Kur emrat e ketyre personazheve huazohen per t’u perdorur si “ngërçe psikologjike ” marin nje tjeter kuptim. Konsultat psikologjike dhe terapite mund të jenë të dobishme për t’i zgjidhur ato.
….mendoni sa e vështirë të presësh gjithë jetën “Princin shpëtimtar “, ndërkohë që atij mund të mos i bjerë asnjëherë rruga andej nga ne.. .♥
(psikologjia per te gjithe)