Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“Askush nuk mund ta ndryshojë fatin !”
Një luftëtar trim qe quhej Nobunaga vendosi te sulmonte armikun edhe pse ushtria e tij ishte shume më e pakët në numër në krahasim me kundershtarin. Ai e dinte që do fitonte, por ushtaret e tij ishin shume dyshues. Gjate marshimit u ndal para nje Tempulli dhe ju tha burrave te tij : – ” pasi te vizitojme Tempullin do të hedh një monedhë. Nqse bie “kokë” do fitojme, nqse bie “pile” do humbasim . Jemi ne duart e fatit.”
Nobunaga hyri ne Tempull dhe u lut në heshtje . Doli prej andej dhe hodhi monedhen. Ra “kokë”. Ushtaret e tij pasi panë monedhën ishin kaq të padurueshem të nisnin luftën saqë e fituan betejën pa asnjë veshtiresi. ” Askush nuk mund ta ndryshojë fatin !” i tha Nobunaga – s ndihmësi i tij pas betejes. “ Po e vertete ! ; – tha Nobunaga , duke i treguar nje monedhe qe kishte nga të dyja anët vetëm “kokë”.
Nuk mund ti ndryshojmë vërtëtë disa aspekte të fatit tonë, por persa i perket zgjedhjeve tona, përpjekjeve dhe këmbënguljes, gjithçka varet nga ne. Eshte e vertete qe disa gjera jane pothuajse të vendosura më parë nga të tjerët, apo nga rrethanat, por nga momenti që behemi te vetedijshem, jemi ne që do të vendosim si do përballemi me to ; – do të zgjedhim ti pranojme apo do te çlirohemi prej tyre ?!.
(tregime terapeutike) 12/korrik/2017