Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Prindër “zdrukthtarë” apo “kopshtarë”??
Prindër “helikopterë”, prindër “zdrukthtarë”, “kopshtarë”, mama “klloçkë”; janë disa emërtime që përdoren për të treguar qëndrime, sjellje dhe menyra edukimi prindëror. Janë një gjetje simpatike këto terma krahasuese që i bëjnë prindërit të mos ndjehen në faj të rëndë për rolin e tyre.(Personalisht nuk i preferoj shkrimet tmerresisht kritike dhe ofensive që i çojnë prindërit përpara gijotinës.☺)
Sot lexojmë për ata “zdrukthtarë ” dhe “kopshtarë”!
Prindër “zdrukthtarë “ janë ata që besojnë se detyra e tyre eshte te modelojne drurin/fëmijën. Këta prindër përpiqen ti modelojne fëmijët ne menyre qe ti detyrojnë ata te ndjekin rregullat e tyre, të adoptojne vlerat e tyre dhe ndjekin enderrat e tyre.
Disa karakteristika te ketyre prindërve jane :
– Organizojne edhe detajin me te vogel te femijeve te tyre, sepse nuk e durojne dot idene qe mund t’ju dale diçka jashtë kontrrollit. Ata behen blloku i shenimeve ( me fjalë të tjera axhenda) e femijeve per shkak te obsesionit te tyre per te kontrrolluar jeten e tyre.
– Kërkojnë shume te gjykojne, dënojne apo minimizojne te gjitha ato enderra dhe iluzione te femijëve qe nuk korenspondojne më të tyret. Bejne gjithçka për t’a thënë ata fjalen e fundit. – I trasmetojne vlerat si te ishin doktrina, ne menyre te tille qe femijeve të mos iu mbeten hapesira per reflektim dhe per liri mendimi. – Bejne ç’eshte e mundur që ti regjistrojnë femijet e tyre ne nje numer sa me te madh kursesh jashte shkollore. Ju japin gjithe lojrat edukative qe ata i konsiderojnë si të duhuarat sepse mendojne se keshtu do te stimulojne me mire aftesite e tyre.
– Mendojnë se femijët iu kanë nje borxh dhe per kete ndjejne te drejten te manipulojne jeten e tyre edhe pse ata mund te jene rritur tashme. – I konsiderojne femijet e tyre si objektin e tyre me te çmuar dhe shpesh i mbyllin ne sferen e kristaltë, duke i izoluar nga bota reale dhe duke i penguar të zhvillojne instrumentat e nevojshem per te perballuar jeten.
Një mënyrë tjetër edukimi :
Prindërit “kopshtarë” e dine qe edhe pse instrumentat jane te rendesishem, nuk jane esenciale. Këta prindër jane plotesisht te vetedijshem qe eshte kompetenca, impenjimi, dashuria dhe kujdesi ndaj detajeve qe bejne ndryshimin ne edukimin e femijeve.
Ndërkohë që prinderit “ zdrukthtare” pretendojne te krijojne pjese te arrira në mënyrë perfekte, prinderit “kopshtarë” kujdesen ti ujisin dhe ti lenë bimet të rriten. Keta prinder nuk e kane obsesionin ndaj kontrrollit, por iu lene femijeve lirine te eksplorojne boten dhe te zbulojne hobby – it e tyre. Natyrisht që iu lejojne te bejne gabime dhe iu mundesojne te perballen me promblemet, sepse keshtu zhvillojne aftesine e zgjidhjes se situatave konfliktuale dhe tolerancen ndaj frustrimit. Prindërit “kopshtarë” respektojne vendimet dhe opinionet e femijeve te tyre edhe pse nuk mund te jene dakord me to. Ata përpiqen të inkurajojne mendimin e lire dhe reflektues , sepse e dine qe eshte e vetmja menyre per te edukuar persona te pavarur dhe me vetëbesim.
Gjithsesi ndryshimi me i rëndesishem eshte se prinderit “kopshtarë” nuk pretendojne te modelojne femijet e tyre por i shoqerojne gjate gjithe periudhes se zhvillimit, duke iu lejuar te eksperimentojne veçantinë e tyre. Ndërsa për prindërit “zdrukthtarë” parregullsia dhe ndryshimi janë armiqtë kryesorë; në një bahçe, ndryshimi eshte nje fenomen konstant dhe kopshtari kujdeset vetem të krijoje nje hapesire të mbrojtur ku bimet te rriten lirisht.
Fëmijët janë të lëvizshëm, kuriozë, endërrimtarë, lodrues , keshtu që detyra e prindërve nuk është ti “presë këto degë”, por të krijojë hapësirë të sigurtë ku të mund të çelin këto karakteristika.
(psikologjia për të gjithë) 8/korrik/2017