Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Teknika e kavanozit të lumturisë.
Një nga dhuratat më të mëdha që mund t’ju bëjmë fëmijëve është ti mësojmë të ushtrojnë mendjen të mendojë pozitivisht. Kjo nuk do të thotë të jemi pozitiv me naivitet ndaj gjithçkaje dhe as ti kthejmë shpatullat realitetit, por te mesojme te shohim anën pozitive te gjerave.
Truri regjistron kujtimet, pra mban mend menyren se si reagojme ndaj situatave te ndryshme. Krijohen keshtu “autostradat neuronale” që transformohen në zakone. Kjo do të thotë që nëse fëmijët mësojne qe te vegjel te perqendrohen vetem ne aspektet negative, të shfaqin nje sjellje dorëzimi dhe të mendojne se problemet jane vetem pengesa, shume shpejt kjo menyre te menduari do te shnderrohet ne nje zakon.
Zakonet nuk jane negative, perkundrazi ato na bejne te kursejme kohen dhe energjite te cilat mund ti shfrytezojme per situata te tjera..Ajo që duhet të bëjmë është të përpiqemi të pëforcojmë zakonet pozitive .
Teknika e kavanozit të “lumturisë”.
Elsa Punset ka krijuar nje teknike shume te thjeshte per t’ju mesuar femijeve te mendojne ne menyre pozitive brenda nje kohe te shkurtër. Pjesa interesante eshte se mund te realizohet ne familje, keshtu qe mund ta mesojmë te gjithë .Teknika ështe quajtur “kavanozi i lumturise”, por ka dhe disa variante te tjera si “amfora e momenteve të lumtura ” ose “baulja e mirënjohjes”.
Na duhet vetem nje kavanoz i tejdukshem prej qelqi në të cilin çdo pjestar i familjes duhet të fusë çdo mbrëmje një letër të vogël ku të jetë shkruajtur diçka pozitive që i ka ndodhur gjatë ditës. Mund të jetë çfarëdolloj gjëje; një buzëqeshje për diçka të gëzueshme, një përqafim i ngrohtë, diçka që na ka çuditur, surprizuar, bërë përshtypje për mirë .. E rëndësishme është që të jetë diçka që na ka entuziazmuar në atë moment dhe që na ka bërë të ndjehemi mire dhe të kënaqur. Mund të përdoren fletë me ngjyra të ndryshme. Eshtë ideale nëse kjo teknikë praktikohet për 6 muaj rrjesht. Pasi e kemi mbushur (6 muaj) kavanozin me çastet tona të bukura mund ta hapim dhe të lexojmë (në mënyrë rastësore) ato që kemi shkruajtur . Me siguri do na vijnë në mend situatat e këndshme që kemi kaluar dhe do të përjetojmë serish ngazëllim.
Me këtë teknikë mund të arrihen gjëra të mëdha; pikësëpari, ju mësojmë fëmijëve të çmojnë detaje dhe gjeste të vogla, që pasurojnë jetën e tyre.
(psikologjia për të gjithë) 3/korrik/2017