Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Atëherë kur jeta të na shtrrydhë !
Marim një kokërr portokalle. Nqse do ta shtrydhim fort , çfarë mendoni se do nxjerrë jashtë ? – Mos ndoshta do dalë lëng molle nga portokalli ?!, – apo leng kumbulle ? – JO ! E çfare do te dale pra ? – E dimë te gjithe se çfare. – Do te dale leng portokalli ! – Sigurisht qe nuk mund te mos e dime kete gje; nga fruti i portokallit nuk mund te dale kurre leng molle ! E pse valle kur shtrydhim portokallin del leng portokalli ?! – Çfare pyetje eshte kjo qe ben, do thoni ju ! – Kjo është e thjeshtë fare ; sepse kokrra e portokallit ka brenda lëng portokalli ; kjo eshte perberja e saj. Le ta zgjerojme metaforen e portokalles dhe mendojme sikur te ishim ne vetë nje portokalle. Dikush na shtrydh , na streson, ushtron presion, na ofendon, na sulmon… Çfare do te na ndodhe ? Çfare do te nxjerrim jashtë? – inat , hakmarrje , trishtim , frikë , ankth !? Çfare mendojme ne situata te tilla ? Mendojme ndryshe nga ç’mendonim më lart për portokallin. Mendojme se ajo qe na bën të nxjerrim nga vetja keto emocione vjen si pasojë e personit tjeter me të cilin po bisedojme dhe i menyrës sesi ai person po na flet… Por në të vërtete, realiteti eshte se ajo qe del nga ne , ka qene ndërkohë brenda nesh. Pikerisht siç ndodh me portokallin. Ndjesite qe dalin nga ne, jane brenda nesh, nuk na i kanë futur te tjeret….Nuk ka rendesi se kush të “shtrrydh”; – prinderit, i fejuari, miqte apo qeveria *….ajo qe del jashtë nesh ka qene brenda nesh dhe ajo qe kemi brenda nesh , varet nga ne dhe ështe nje pergjegjesi e jona , nje zgjedhje e jona. Zgjedhje për çfarë ? – Zgjedhje per te parë nje çikë me shumë brenda vetes dhe me pak jashtë saj dhe si rrjedhojë te punojmë me pjesen tonë të brëndëshme, me emocionet tona .Të përpiqemi te kultivojmë më shume dashuri dhe te mesojmë te bashkejetojmë dhe me emocionet negative….Dhe atehere kur jeta të na “shtrydhë” të nxjerrim nga vetja vetëm dashuri, paqe, qetesi , miresi. (*Kuptohet që për qeveritë e kalbura , ligjet arbitrare dhe burokracinë sorrollatese nuk ka shumë hapesirë për gjithë këtë reflektim. ♥ )
(psikologjia per te gjithe)