Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kush do më sjellë lulen më të bukur !?
Ishte një herë një princ që nuk kishte gjetur ende grua. I jati ishte i shqetesuar : ”kur te vdes, do jesh ti mbreti…por vetem nese martohesh. Kështu thote ligji, prandaj gjej grua biri im ! ”Princi ndoqi keshillen e një burri të mençur dhe vendosi të mbledhë të gjitha vajzat e mbreterise së tij. Ajo më e denja do të më hyjë në zemer dhe do jetë gruaja ime ; perseriste princi me vete. Mbërritën në pallat vajzat më të bukura, veshur me fustane te shtrenjta. Mes tyre ishte dhe vajza e nje prej shërbetoreve te mbretit. Quhej Kaori dhe nuk ishte as e bukur dhe as e pasur. E jema ishte munduar t’a mbante më kot ne shtepi : ”mos shko ! – princi as sytë nuk ka per ti hedhur, nuk mund te krahasohesh me te tjerat ”. Kaori ishte e vendosur ; do te shkoj ne pallat nënë ! E di qe nuk do me zgjedhe, por te pakten do kem kenaqesine t’a shoh princin nga afër.
Princi shpalosi kerkesen e tij : ju uroj mireseardhjen te gjithave. Gjitheseciles nga ju do ti jap nje farë luleje dhe ajo qe pas 6 muajsh do më sjellë lulen me te bukur do behet gruaja ime, mbreteresha e ardheshme . Kaori mori faren e saj dhe sapo u kthye ne shtepi e mbolli në një vazo te madhe balte. Çdo dite e ujiste, e ruante nga të ftohtët, nga lageshtia, nga rrezet e forta të diellit. E jema kur e shihte tek kujdesej aq shume mendonte: ”princi duhet te martohet me ty, vetëm per gjithe kete dashuri dhe perkushtim që dhuron ”. Kaloi nje muaj dhe ne vazo nuk kishte dalë as edhe nje filiz. Asnjë ! Kaori pyeti kopeshtarë të vjeter, zbatoi keshillat e tyre…nuk mbiu gjë. Edhe pas 6 muajsh fara nuk kishte çelur. Asgje ! As edhe nje gjethëz. Kur mberriti dita e takimit, Kaori gjithesesi vendosi t’ja çonte vazon Princit në shenje te dashurise dhe përkujdesjes .” Bija ime, mos shko !”- i perseriste e jema që pa gdhirë. Çfare mendon se do thote princi kur të shohë vazon bosh ?
Pasi mberriten ne pallat Kaori u vu ne rradhe me qindra vajza te tjera qe mbanin ne duar lule te mrekullueshme me arome dehese. Princi shihte me admirim çdo lule qe kalonte para tij. Kur iu shfaq perpara Kaori, ai germoi me kujdes baltën në vazo . Pas saj kaluan vajza te tjera, te gjitha shume krenare per lulet e tyre te bukura. Ne fund princi u ngrit nga froni dhe shpalli vendimin e tij: “Gruaja ime do behet vajza qe mban ne dore vazon prej balte ku nuk ka mbirë asnje lule”. Vajzat reaguan te habitura : “ Uaa, si keshtu? Nuk eshte e drejte ! Çfare vendimi eshte ky ?” Princi me nje levizje te dores ju bëri shenjë te pushojne dhe shpjegoi: “Kjo grua është e vetmja qe ka ditur te rrisë lulen e ndershmerise. Eshte e denje te behet mbretereshe. Farat qe iu dhashë ishin pa jete, sterile dhe nuk do kishte çelur kurrë asgjë prej tyre”. Kaori dhe princi u martuan ditën e parë të pranverës dhe shkonin shumë mirë bashkë. – Vazhdoj ende të besoj se : Perpjekjet, perkushtimi, dashuria dhe ndershmëria shpërblehen gjithmonë dhe sidoqoftë ♥♥
(tregime terapeutike)