Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Bëhu një njeri i vlefshëm !
Enstein një nga mendjet më gjeniale të 1900. Ai fitoi çmimin NOBEL në 1921 për zbulimin e efektit Fotoelektrik. Kontributi më i famshëm i tij ishte teoria e relativitetit. Në vend që t’a konsideronte si nje teori te perfunduar ai vazhdoi te punonte edhe per 40 vjet me rradhë per te favorizuar ecjen perpara te shkences . Shtatë vjet perpara se te vdiste duhej t’i nenshtrohej nje operacioni te veshtire per te evituar rrupturen e nje aneurizme të madhe sa nje qitro. Kjo situate i shkaktonte dhimbje te forta shpesh te shoqeruara me te vjella dhe bezdi te tjera. E megjithate edhe pse i sfilitur nga dhimbjet e forta ai vazhdoi të punonte i palodhur dhe te publikonte artikuj te ndryshem shkencor deri ne fund. Edhe ne diten qe vdiq ne 1955 ishte duke punuar mbi nje diskutim qe do te bente ne televizionin Izraelit.Kishte marë me vete ne spital fletet që po shkruante për intervistën televizive. Ne oret e fundit te jetes kirurget i propozuan te provonte nje metode te re per t’i zgjatur jeten , por Enstein u pergjigj fare thjesht : Une e bera timen … Tashme ka ardhur momenti te shkoj dhe do ta bej gjithë elegancë !
Ajo qe na trasmeton dedikimi i pashoq i tij ndaj punes eshte se nuk duhet te perpiqemi te behemi njerëz te suksesshem, por njerëz te vlefshem, qe do te thote ; të japim nje kontribut per ata qe na rrethojne .Çdokush nga ne ka nje dhunti per t’a ndare me boten, ka diçka qe ndriçon brenda nesh dhe qe eshte e dobishme edhe per te tjeret. Kjo “thirrje”, eshte diçka qe duhet t’a ndjekim deri ne fund te jetes tone. Ndoshta eshte puna jone aktuale (siç ishte per Enstein) , mund te jete nje hobby, një pasion , apo nje zotesi e jona që mund t’ju shërbejë te tjereve. Nga historia e Enstein mesojme se te gjithe ne mund te japim kontributin tone , edhe pse nuk mund te parashikojme dot vleren konkrete dhe efektive qe ai do t’i sjelle kesaj bote . Detyra jone eshte te perpiqemi të japim kontributin tone maksimal, t’i perkushtohemi kesaj “dhuntie” qe kemi dhe t’a zoterojme sa me mire . Enstein na tregon se jeta ka vlerë kur i rikthejmë edhe diçka mbrapsh kesaj bote dhe jo vetem duke i marrë atë që ajo na ofron. Mos u mundo pra të behesh nje njeri i suksesshem ! Behu një njeri i vlefshëm !
( psikologjia per te gjithe) 13/shkurt/2018