Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Bëje aq të thjeshtë sa të mos thuash dot jo !
Asnjë ndryshim nuk është i lehtë. Duhet të punojmë shumë për të arritur atë që duam. Çdo arritje kërkon kohë, mundim, perpjekje, sacrifice, këmbengulje. Pa këto nuk arrijmë dot në majë, por kush e sheh objektivin final (majën) si shume te larget, frikësohet , rrezikon të humbase motivimin dhe të heq dore. Nqse mesojme ta ndajme qellimin tone ne hapa te vegjel dhe jemi te vendosur do te mund te arrijme me siguri deri ne fund.
Duhet te arsyetojme me teorine e nje perqindeshit. (1%). Ka shume fusha mbi te cilat mund te aplikojme faktorin 1 %. Le te shohim tre prej tyre. E para eshte ; Sa nga ne e dine mire anglishten ? – Ose me mire sa nga ne nuk e dine mire ..atehere per t’a mesuar zbatojme tekniken : çdo dite dua te permiresohem 1% me shume se dje. Pra çdo ditë mund te mesojme nje fjale me shumë ne anglisht…nje fjale te re çdo ditë. Vetem nje fjale mesohet shume lehte …Nqse do na thone qe duhet te frekuentojme 3 here ne jave nje kurs (degjim, shkrim, lexim, perkthim,detyra shtepie) nga 3 muaj per çdo nivel me siguri do stepeshim nga ideja e ngarkesës së madhe dhe do hiqnim dore nga anglishtja sapo t’ja degjonim emrin, por nqse fillojme me nje fjale te re çdo dite e shnderrojme ne kaq te vogel , te thjeshte dhe te arritshme detyren saqe nuk mund ti themi dot jo. Per me teper ne 50% te nje bisede perdoren 100 fjale. Pra nqse ne njohim 100 fjalet me te perdorshme ne anglisht ato na ndihmojne te kuptojme 50 % te gjithe bisedes. Pra permiresoj çdo dite vetem nje perqind me shume ne krahasim me nje dite me pare ne nje kompetence te caktuar.
Nje praktike tjeter e kesaj teknike është: Kemi deshire te lexojme libra por nuk i zemë kurre me dorë. Marim 1 % te 24 oreve tona dhe ate pjese te vogel te kohes ia dedikojme leximit. Themi qe çdo dite do ti kushtoj 14 minuta leximit. Po te bejme ca perllogaritje keto 14 min ne dite behen me shume se nje ore e gjysem ne jave. Mund ta shtojme kohen dhe ta bejme 30 min. ne dite. Ne kete rast mund te lexohen pothuajse 12 libra ne vit.( që nuk janë pak)
Nje tjeter aplikim i faktorit 1 % eshte ky; Ishte nje skuader anonime çiklzmi anglez . Kishte rezultate shume te ulta, derisa e mori ne dore nje trainer qe aplikoi këtë teori… Qe nga ai moment kjo skuader ka fituar 3 here brenda 4 vjetesh Tour – in e Frances. Cili eshte sekreti qe fshihet pas kesaj arritje ? Traineri krijoi kulturen e permiresimit te vazhdueshem. Ai aplikoi teorine e 1 % ; “permireso 1% te gjitha fushat qe te interesojne duke krijuar efektin e ortekut.” Per te permiresuar aftesite e ekipit te çiklistëve ai beri nje liste me te gjitha karakteristikat qe i duheshin nje çiklisti per tu bere kampion dhe provoi ta permiresoje me 1 % çdonjeren prej tyre. Pra ; permiresoi 1% shalen e biçikletes duke e bere me te rehatshme , permiresoi 1% aftesine e rezistences se ciklistit, permiresoi 1 % cilesine e gjumit qe ben atleti nje nate para gares. Permiresoi 1% cilesine e ushqimit para gares, permiresoi 1% forcen muskulore te sportistit. Duke permiresuar vetem nga 1% te gjitha karakteristikat , perftoi nje rezultat te shkelqyer. Skuadra arriti te dale kampione. Nje perqind një aftesi , nje perqind nje aftesi tjeter , nderkohe qe ke gjetur 100 karakteristika per t’i permiresuar vetem pak, do të sjellin nje permiresim te rendesishem.
Teoria e “ndryshimit gradual” mund te aplikohet me se miri per te arritur objektivat tona dhe per rritjen dhe zhvillimin tone personal. Veprime te vogla te perditeshme, hapa te vegjel te bere çdo dite me vendosmeri te mbledhur sebashku mund te na çojnë larg.
(psikologjia per te gjithe) 19/korrik/2019