Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Shitësi i petullave.(Kohë krize)
I shkonin punët për bukuri një burri që shiste petulla buzë rrugës. Kishte kaq shume pune sa nuk i dilte koha as te degjonte radion e as te lexonte gazetat. Nuk gjente kohe as te ulej e te shihte ndopak televizor, kaq shume ishte i dhënë pas punes dhe fryteve te saj. Nje ditë vere erdhi t’a takonte i biri qe studjonte ekonomi & marketing dhe i dha nje lajm te keq.: Baba, a nuk e degjon radion, nuk i lexon gazetat ? – Jemi duke kaluar nje krize te madhe dhe vendin po e mer lumi. Fillimisht i jati nuk arrinte ta besonte, por me pas filloi te mendohej ; “im bir studjon, eshte i lexuar dhe di se ç’flet.” Nisur nga kjo gje vendosi te tregohej me i kujdesshem. Diten tjeter bleu më pak miell se zakonisht dhe me cilesi me te dobët per te ulur sasine e petullave . Shitjet filluan te binin çdo dite e me shume dhe brenda nje periudhe te shkurter aktiviteti nisi te dilte me humbje. Tregtari thirri te birin nga universiteti dhe i tha: Biri im kishe shumë të drejtë ! Jemi zhytur në një krizë të madhe.
Ky tregim nxjerr ne pah sesi ndonjehere jemi ne vete ndertuesit e themeleve te problemeve dhe telasheve tona. Jemi ne krijuesit e fatit te keq duke iu dhënë te drejte fjaleve të të tjereve, në vend qe te pranojme faktet dhe te reflektojme mbi realitetin.
Ajo qe e mendon si te vertete, vjen nje moment qe kthehet ne te vertete per ty. Koncepti dualist i mendimit qe ka mbizoteruar ne shekujt e fundit na ben te mendojme qe ekziston nje realitet objektiv komplet i pavarur nga ne. E verteta eshte se realiteti eshte gjithmone subjektiv, sepse ne nuk mund ta ndajme krejtesisht nga bindjet tona, pritshmerite, enderrat dhe zhgenjimet. E shohim boten siç jemi vetë. Jo më kot disa njerez përfitojne dhe rriten brenda nje krize dhe te tjere fundosen. Realiteti nuk eshte nje pasqyre ne te cilen mund te pasqyrohemi, por nje diamant me mijra faqe qe ndryshojne nga menyra si i observojme.
Nuk ka asgje te mistershme ne gjithe kete. Ne psikologji ky fenomen njihet si : “profetesia qe vetepermbushet” krijuar nga sociologu Robert Merton. Perfshin besimet qe do permbushen sepse reagojme sikur te jene te verteta. Praktikisht pritshmerite tona ndaj rezultatit bejne qe ne te ndryshojme qendrimin tone, ashtu siç ndodhi me shitesin e petullave, gje qe ndikon drejtperdrejte mbi aftesine tone te perfshirjes ne nje aktivitet/ projekt ose mbi sesi na perceptojne te tjeret. Ne kete menyre pa e vënë re fare jemi duke kontribuar me sjelljet dhe qendrimet tona në transformimin e realitetit ne besim origjinal, qe fillimisht ishte vetem nje pritshmeri, nje opsion mes shume alternativash te tjera. Ajo qe mendojme se eshte e vertete, konsiderohet si realiteti yne.
Bëj te mundur ta shohësh botën nepërmjet lenteve me të pershtateshme. Nuk behet fjale qe te jemi optimist pa arsye dhe te çilter si femijet, se kjo na demton duke na larguar nga realiteti, por duke qene qe nuk jemi imun nga “profetesia qe do te permbushet,” duhet te pakten te sigurohemi qe po e shohim qarte realitetin me lentet e duhura. Cilat jane lentet e duhura ? Jane lentet qe te japin mundesine te ndjehesh me i kenaqur dhe i lumtur qe te ndihmojne te arrish qellimet e tua dhe te lejojne te shohesh mundesira aty ku te tjeret shohin vetem probleme. Keto jane lentet qe te krijojne mundesine te shohesh pengesat para kohe qe te mund te pergatitesh ti perballosh pa rene ne deshperim. Ne fund te fundit jane lentet qe te lejojne te forcohesh dhe te japesh me te miren dhe maksimumin tend per ta perballuar realitetin ne menyren me te mire te mundeshme. Eshte nje ndryshim perspektive qe ia vlen.
(psikologjia per te gjithe) 20/korrik/2018