Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Çfarë lidhje ka stresi me gotën e ujit ?
Një psikolog po shpjegonte se si mund të përballojmë * sa më mirë stresin. Kur ngriti lart një gotë me ujë i gjithë publiku mendoi se do të bënte pyetjen e zakonshme ; “ Gota gjysëm plot , apo gjysëm bosh !? “
Por ajo që në të vërtetë pyeti ishte : “ Sa mendoni se peshon kjo gotë me ujë ?” Përgjigjet varjuan nga 250 në 400 gram.
“Pesha absolute nuk ka rëndësi , – replikoi psikologu. Varet nga koha që e mbaj lart. Në qoftë se e mbaj ngritur lart për një minut, nuk ka asnjë problem. Nëse do ta mbaj lart për një orë, krahu do fillojë të më dhemb. Nëse do e mbaj gjatë gjithë ditës , krahu do më mpihet dhe ” paralizohet “.. Në të gjitha rastet pesha e gotës nuk ndryshon, por sa më gjatë ta mbaj, aq më e rëndë bëhet.” … dhe vazhdoi: “Stresi dhe preokupimet e jetës janë si kjo gotë me ujë. Nëse mendoni vetëm një moment , nuk ndodh asgjë. Mendohuni pak më gjatë dhe do të filloni të ndiheni jo mirë. E nëse do të mendoni gjithë kohës , do të ndjeheni të “ ngrirë ” në vend dhe të pa zotët të bëni as edhe gjënë më të vogël “.
(* në gjuhën e psikologjisë përdoret fjala “ menaxhimi i stresit “ (këtu është zëvëndësuar me përballimi i stresit ) .“Në të vërtetë stresi nuk vjen nga shefi yt, nga fëmijët, bashkshorti, trafiku, sëmundjet apo rrethana të tjera . Vjen nga mënyra se si ti mendon për të gjitha këto rrethana “ (Andrew Bernstein )
(tregime terapeutike)