Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Çfarë thonë lajmet sot në Gazetë ?
Postimi i sotëm fillon me një eksperiment si në orën e Diturisë së Natyrës. Le të marim 3 enë të mbushura me ujë. Njëra me ujë të ftohtë, njëra me të ngrohtë dhe tjetra me temperaturën e ambjentit. Fusim njërën dorë në ujin e ftohtë dhe tjetrën në të ngrohtë. Pas disa sekondash i fusim të dyja duart në enën me ujë me temperaturën e ambjentit… Çfarë do të ndjeni ?
Do të ndjeni dy sensacione të ndryshme (ftohtë dhe ngrohtë) edhe pse uji ku kemi futur duart ka temperaturë të njëjtë. Ky është një eksperiment klasik i psikologjisë dhe kryhet për të spjeguar “Ligjin e Kontrastit Perceptues“. Ky ligj është shumë i thjeshtë : nqse na tregojnë me shpejtësi 2 objekte të ndryshëm nga njëri – tjetri , ndryshimi mes tyre do të na duket më i madh se ç’është në të vërtetë. Aplikimi i këtij Ligji është shumë i përhapur në marketing. Shembulli më klasik i manipulimit të shitjeve konsiston në paraqitjen e një artikulli me çmim shumë të shtrenjtë dhe më pas i një artikulli me çmim mesatar. Nqse hyjmë në një dyqan për të kërkuar një pulover dhe na shfaqet një 50 mijë lekë (çmim që na duket i shtrenjtë), dhe ngjitur është një veshje tjetër që është 90 mijë ; ka shumë mundësi që pulovra e parë të na duket me çmim shumë të arsyeshëm.
Ndodh e njëjta “skemë“ edhe në sektorin imobiliar ; kur të tregojnë shtëpitë fillohet nga një në kushte të këqija dhe me çmim të lartë , me qëllim që kur të arrihet te shtëpia që duan vërtetë të të shesin , të na duket më e mire se sa është në të vërtetë.
Një tjeter forme e manipulimit përshkruhet ne nje dekalog te famshëm që qarkullon këto kohë Thuhet qe autori i tij eshte Noam Chomsky . Ne fakt Chomsky e ka mohuar te jete hartuesi i gjithe dekalogut , por kjo ka pak rendesi. Ne keto Ligje flitet per sistemin mediatik si manipulues i koshiences. Nje nga 10 pikat është pikerisht komunikimi emocional .
Mass media me pretekstin për të informuar vendos theksin te hollesira rrenqethese, detaje neveritese, tituj që shkaktojne gjykime te shpejta te njerezit; intervistohen kriminelë, fryhen lajmet tragjike etj. Duket sikur deshirojne qe lexuesit te mos mendojne dhe te reagojne ne baze te asaj qe lexojne . Duke nxitur emocione te forta urrejtje, indinjim , neveri, panik dhe deshperim , ulet pragu i reflektimit kritik dhe i mendimit racional. Me fjale te tjera formohet nje qark i shkurter mendor qe na pengon, te kuptojme se sa e komplikuar eshte situata , te ndertojme nje opinion personal, madje dhe te njohim dhe ekzaminojme mirë faktet. Lexuesi beson se eshte duke menduar , por ne te vertetë po reagon.
Perdorimi i regjistrit emocional, për me tepër , prek te pavetedijshmen duke gjeneruar pasiguri, depresion, ankth dhe dhunë . Këto reagime mund te shfrytëzohen edhe politikisht. Metodat për të manipuluar vendimarrjen dhe sjelljen njerëzore janë të ndryshme .Për këtë arsye nuk do ishte keq ti njihnim rrengat e mendjes në mënyrë që të jemi të aftë të marim vendime dhe të reagojmë me gjakftohtësi. Dhe tani po shkoj të bëj çfarë është më e mirë për mua ☺♥.
2/prill/2017 (psikologjia për të gjithë)