Tel : 0696003300
Email : [email protected]
” Peshkatari dhe turisti “
Ndoshta ata që kanë nisur ta mësojnë gjuhën angleze (gjuhë në të cilën mbetem gjithmonë fillestare) me metodën “Essential” e kujtojnë këtë frazë të përdorur edhe aty. Eshtë një thënie shumë popullore e përdorur nga Benjamin Franklin që në 1757. “Early to bed and early to rise makes a man healthy , wealthy and wise” (të flesh herët e te zgjohesh herët e bën njeriun të shëndetshëm, të pasur dhe të mençur ). Ishte kjo përqasja ndaj botës së punës ; të zgjohesh pa gdhirë dhe t’i pervishesh punës pa u ndalur. Nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë që atëhere deri ne ditet tona. Punojmë pa reshtur , stërmundohemi çdo ditë, në ankth të vazhdueshëm për të ardhmen, pa patur mundësi të jetojmë dhe shijojmë të tashmen.
” Ne molin e nje fshati te vogel ne Meksike , nje turist ndaloi pranë varkës se një peshkatari vendali. E pergëzoi per cilësinë e peshkut dhe e pyeti se sa kohe i ishte dashur per ta zënë.
Peshkatari : nuk mu desh shumë kohë. – Turisti :po pse nuk ndenje me gjate qe te kapje me shume peshq ?
Meksikani i spjegoi se aq sa kishte peshkuar ishte sasia e mjaftueshme per të gjithe familjen.
Turisti :po çfarë bën pjesën tjetër të kohës ?- Peshkatari: fle deri vonë , peshkoj pak , luaj me femijet dhe ne dreke pushoj me gruan time. Ne mbremje vete ne fshat , takoj miqte, pime ndonje gote bashke, i bie kitares, kendoj ndonje kenge ..dhe ja keshtu e mbush diten time !
Turisti: po te nderpres atehere per te thene se une jam diplomuar ne Harvard dhe mund te jap disa sygjerime se si mund te permiresosh punen tende. Pikesëpari duhet te peshkosh çdo dite per nje kohe me te gjate. Logjikisht do zesh me shumë peshk. Do ta shesësh dhe mund te blesh nje varke tjeter me te madhe.Varke me e madhe do te thote me shume peshk ; me shume peshk do te thote me shume para , me shume para , me shume varka ! Mund te kesh nje flote te tere ! Keshtu , ne vend qe te shesesh peshk per njerezit , mund te besh pazare direkt me industrialiste qe perpunojne peshkun.. . Mund te hapesh nje ndermarje tënden. Me pas mund te leshë fshatin dhe te transferohesh ne Mexico City në Los Angeles , ose ne New York !! Qe nga aty mund te drejtosh nje Kompani gjigande !…
Peshkatari: Po per te arritur keto objektiva sa kohe do me duhet ? – Turisti : “ ndoshta 25 vjet”
Peshkatari : E po me pas ? – Turisti. Ah, më pas vjen e bukura. Kur punet te kene arritur rezultate madheshtore, mund ti shesësh aksionet dhe te fitosh miliarda !!!!
Peshkatari;…miliarda ?…..e pastaj ?
Turisti : pastaj mund te terhiqesh nga biznesi dhe te jetosh vitet qe kane mbetur ne nje fshat te vogel afer bregdetit, te flesh deri vone, te luash me niperit, peshkosh pak peshk , te pushosh ne dreke, kalosh kohen me miqte duke pire e defryer me ta !”
(tregime terapeutike) 5/Prill/2017