Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Dëshira për të dalë në vitrinë si manekin !
Paradoksi komunikues i imazhit të “Uni – t” . Shoqëria e selfie – ve.
“Ky trupi modern, sa më shumë ekspozohet, aq më pak ekziston. I anulluar në menyre krejtësisht proporcionale me ekspozimin e tij “. Daniel Pennac.
Jetojmë në një shoqëri në të cilën ndjenja e “vetes” po zgjerohet dhe po i kapercen kufinjtë që njihnim; Ky kapercim i cakut ushqen një nevojë për vizibilitet social që shpesh çon në forma ekzibicionizmi mediatik që favorizojnë një mbivlerësim të vetes tone, të qenies tone. Për të kënaqur këtë aspiratë për vizibilitet, njerezit përdorin mediat sociale dhe përhapin përmes internetit mendimet e tyre(statuse/tekste), imazhe ose video. Web – i është bërë për të gjithë një amplifikator falas i gjerave personale dhe një instrument për të fituar famë dhe pikë në marketing.
Komunikimi vizual ka marë dhenë sidomos në nderveprimet online ku imazhet në shumë raste zevendësojnë tekstin.Teksti i gjorë është kthyer thjesht në një shtojcë.. Ndër fenomenet që karakterizojnë epokën bashkëkohore, mbushur plot me pajisje elektronike, që në dekadat e fundit kanë transformuar sferën ndërpersonale, Selfie – t paraqesin rrezikun e spektakolarizimit si te individeve dhe te shoqerise. Reklamojme veten dhe gjerat tona private ne menyre spektakolare.
Kjo nevojë, kjo “uri” për të ekspozuar fotografitë tona, për të lënë gjurmë të dukshme të vetes dhe për t’i shkëmbyer përvojat tona me të tjerët në rrjete sociale, është bërë tashme një tipar aq i zakonshëm i shoqërisë tone në nivel global, sa mund të flasim për një “shoqëri Selfie”. Kjo nenkupton një sistem shoqëror në të cilin nevoja për vetë – afirmim, kulti i vetvetes dhe i imazhit te vetes kanë arritur kulmin.
Selfie sot është më shumë se kurrë,vetëdija moderne e thelbit tonë: është bërë një mjet narrativ në një hapësirë komunikimi gjithnjë e më shfrenuese dhe marramendëse. Fotografitë kanë aftësinë të transmetojnë emocione në mënyrë të menjëhershme, shumë më kollaj se teksti.Ato kanë fuqinë të shkaktojnë tek ai qe i shikon nje impakt te fortë, të pavetëdijshem dhe emocional. Selfie është bërë kanali i komunikimit të tregimit të Vetes: Te ky fenomen gjen; estetikën e auto – portretit në funksion te komunikimit social online duke mishëruar nevojën imediate dhe “transparencën” tipike të epokës bashkëkohore.
Nëse dikur fotografia ishte nje event i veçante, qe i kushtohej vemendje vetem ne raste te rendesishme dhe të rralla,sot duhet te jemi te vetedijshem se fotografia eshte thjesht “jeta e perditeshme”.Teknologjia e shnderroi te treguarin per veten ne nje imazh fotografik. Ajo e squlli, e beri te lengshem identitetin tone. Identiteti yne lundron neper platforma dixhitale dhe shperndahet gjithandej.Duhet ta dini qe ky fenomen nuk perfaqeson vetem ju si protagonist te selfie-t por edhe vullnetin dhe deshiren tuaj per tu dukur. Tendenca per “ Vitrinizim” (per te dale te vitrina si manekin) sipas Codeluppi, rrjedh nga nevoja e individit te koheve te sotme per te krijuar dhe manovruar identitetin e vet. Nepermjet publikimit te selfie-t ne internet kerkojme nje çertifikim publik te vete ekzistences ne brendesi te web – it. Neqoftese nga njera ane selfie mund te duket si nje pergjigje ndaj nevojes per ti dhene peshë vetevetes,per te mos qene nje fantazem e padukshme,nga ana tjeter,keto imazhe kontribuojne per ta bere njeriun gjithmone e me (fantazmatik) te padukshem .
Ekziston kërkimi për konfirmimin e identitetit tone, ekziston nevoja për t’iu pelqyer të tjerëve dhe për t’u ndjerë ne nje fare menyre të veçantë,për të qenë pjesë e një bote të perzgjedhurish që bëjnë gjëra të rëndësishme për dikë që i komenton ne distance, sepse përndryshe do të kishim ndjesinë e pakëndshme jo vetëm të mbetjes në anonimatin e zakonshëm, por mbi të gjitha te mos ekzistences për të tjerët dhe për botën. E megjithatë te dashur lexues imazhi qe iu dergojme te tjereve nuk eshte real,por behet ne emer të nje autenticiteti vetem që të patur aprovimin e te tjereve.Dijeni se humbasim individualitetin dhe rrezikojme te perftojme nje identitet kolektiv. Homologohemi (njehsohemi) me një masë shoqërore dhe adoptojmë sjellje imituese që zbehin perpjekjen per ti treguar botes gjoja veçantine tone… Jeta duhet të jetohet para se të vëzhgohet nga vetvetja dhe nga të tjerët.
Brezi i pajisur më mirë teknologjikisht në gjithë historinë njerëzore është edhe brezi i prekur më shumë se askush tjetër nga ndjenja e pasigurisë dhe pafuqisë.
(psikologjia për të gjithë)