Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Simptomat dhe shkaqet e sëmundjes së pushtetarëve.
Sindroma Hubris. Një çrregullim i veçantë i personalitetit.
E keni parasysh atë fjalinë që shfaqet në fillim të shumë filmave për të mohur që historia e treguar eshte rindertimi besnik i nje historie të vërtetë !? – Ajo frazë eshte konkretisht keshtu – “çdo referim per njerezit real ose ngjarje qe kane ndodhur vërtetë, eshte krejtesisht i rastesishem.“ Kjo fjali vlen edhe per postimin e mëposhtëm…
Sindroma Hubris është nje çrregullim që e ka përshkruar këto kohet e fundit Lord David Owen në revistën shkencore “Brain”. Kuadri eshte i ngjashem me atë të tre çrregullimeve të tjera të personalitetit; atë narcistik, istrionik dhe antisocial. Mjeku dhe politikani anglez e përshkruan sindromen me keto karakteristika: sjellje arrogante te inspiruara nga mendjemadhesia, qe shoqerohet me nje preokupim maniakal per imazhin e vetes. Ndersa termi Hubris në fakt vjen nga greqishtja dhe do të thotë ; mendjemadhesi, arrogance dhe krenari. Sipas psikologeve ky kuader mendor në më të shumtën e rasteve ndodh tek personat që udheheqin e kanë pushtet dhe veçanerisht kur ky pushtet zgjat ne kohe dhe këtij pushteti i shtohet dhe një farë suksesi. Pra është “dehja nga pushteti” qe nxit shpërthimin e sindromës, së bashku me predispoziten gjenetike.
Ky kuader psikologjik mund të zbehet dhe madje te zhduket kur personi e humbet pozicionin e tij social.
Që të mund të themi se bëhet fjale per sindromen Hubris, duhet te jenë të pranishme të paktën tre ose kater prej serisë së 14 simptomave. Midis tyre psh eshte : predispozicioni per te kryer veprime që venë në dukje apo nxjerrin në pah bëmat e vetë personit ; nje preokupim i ekzagjeruar per imazhin dhe pamjen e vetes se tij ; nje ekzaltim i sensit te veprimeve te veta kur flitet per to ; një tendencë per te folur per veten në vetën e tretë ; nje besim i ekzagjeruar ne gjykimet e veta dhe konsiderate e ulet ndaj keshillave dhe kritikave të të tjerëve.
Sigurisht qe karakteri individual eshte determinues ne shfaqien e kesaj sindrome. Jane më pak te rriskuar personat e perunjur, ata qe kane sensin e humorit, te autokritikes dhe te autokontrrollit. Neurobiologjia e Hubris duket se ka të bëjë me sistemet e prodhimit te dopamines, noradrenalines dhe serotonines në tru..
Sipas nje studimi te udhehequr nga Owen dhe nga Jonathan Davidson ne House of Lords te Londres me bashkepunimin e Departamentit te Shkencave Psikiatrike dhe Komportamentale, Duke University Medical Center, Durham, USA, publikuar ne 2009, kur tiparet negativë të sindromës shfaqen tek liderët politikë, aftësia për të marrë vendime komprometohet seriozisht,duke çuar në pasoja katastrofike në sferat politike dhe sociale…
Në fakt, ata që vuajnë nga sindroma kryejnë shpesh veprime me qëllim që të marrin një përforcim për imazhin e tyre, duke i dhënë atij një rëndësi të ekzagjeruar dhe humbur keshtu vëmendjen nga objektivat e rolit që kanë. Ata e humbasin kontaktin me realitetin, ndjekin nje impuls te pamatur dhe neurotik që përfundimisht te çon drejt paaftësise. Aktualisht nuk ka kurë për këtë sindromë, por rehabilitimi psikologjik që riforcon efektin e faktorëve mbrojtës është i mundur.
(psikologjia për të gjithë)