Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Sindroma e Münchhausen.
Sindroma e Münchhausen është një çrregullim ku personat e prekur shpikin një semundje fizike ose një traume psikologjike per te terhequr vemendjen,per te ngjallur simpati dhe dhembshuri tek të tjerët.Kjo syndrome ështe e njohur edhe si sindroma e “vartesise spitalore.”Ne fakt per kete arsye personeli shendetesor iu drejtohet atyre duke i quajtur “udhetare te perhershem”, pasi ata kthehen shumë shpesh ne spital ,si ata qe udhëtojnë shumë dhe i sheh gjithmone aeroporteve me valixhe ne dore..
Këto çrregullime të sajuara ,mjeket nuk i evidentojnë dot menjëherë….
Madje ne pjesen me te madhe zbulohen pasi janë perjashtuar nje liste e gjate problemesh qe mund te justifikojne kuadrin simptomatologjik te pacientit. Njohja e kesaj sindrome paraqet vështirësi pasi profesionistet e shendetit kane nje predispozite te natyrshme dhe korrekte nga ana etike te besojne dhe respektojne ate qe sjell dhe tregon personi qe po asistojne.
Zakonisht pacientet me çrregullimet e shpikura mendojnë gjithë kohës sesi te gjejne menyren qe ta bindin mjekun në mënyrë qe ai ti mare seriozisht ankesat dhe vuajtjet e tyre. Nuanca afektive qe mbizoteron tek keta “pacientë” eshte superficialiteti emocional.
Aktualisht diagnoza “ Sindroma e Münchhausen” i rezervohet formes me te rende te çrregullimit,ku simulimi i semundjes eshte aktiviteti kryesor i gjithe jetes se personit te prekur nga ky çrregullim. Emri i sindromes vjen nga Baroni Münchhausen, nje fisnik gjerman,i cili ishte i njohur per tregimet e tij fantazmatike dhe te çuditeshme per veten.
Ekspertet nuk i kane qartesuar ende shkaqet e sindromes; dikush mendon se mund ta ketë origjinen nga nje traume femijerie; dikush tjeter thote se vjen nga nje çrregullim personaliteti..Disa studime anglosaksone tregojne se më të prekurit nga kjo syndrome jane : grate nga 20 – deri ne 40 vjeç,qe punojne shpesh ne ndonje strukture spitalore si infermiere apo teknike laboratori dhe burrat e pamartuar rreth moshes 30 – 50 vjeç..
Sindroma e Münchausen nuk eshte as hipokondria dhe as “te besh si i semure”.
Hipokondriaket jane persona te obsesionuar se mos kane ndonje semundje dhe shohin ne çdo shenje te vogel nje patologji te rende. Megjithate nuk eshte aspak qellimi i tyre te jene ne qender te vemendjes ne menyre patologjike..Ndersa Personat qe kane zakon te hiqen si te semure ne fakt, jane subjekt qe kane qellime preçise. Pra sindroma e Munchausen nuk duhet ngaterruar me aktet e simulimit ku nje person ne menyre krejt koshiente hiqet si i semure per te perfituar ne menyre indirekte,si psh te shmange provimet,ose ti shpetoje drejtesise...Edhe per femijet problemi eshte i rendesishem dhe duhet trajtuar si i tille : – me dhemb barku, me dhemb koka, nuk dua te shkoj ne shkolle !”- te gjitheve na ka rastisur te degjojme fjali te tilla,sjellje qe fillimisht na shqetesojne,por nqse jane te perseritura, na bejne te mendojme qe femija yne po sajon arsye, po kerkon nje menyre per te shmangur shkollen apo detyrat…Eshte pikerisht ky momenti qe reagimi yne ndryshon dhe nga te preokupuar e gjejme veten te irrituar,te inatosur dhe duke menduar sesi femija yne e ben enkas per të na vene ne veshtiresi dhe po aktron ne skene nje kaprico.. Nqse kjo skene eshte okazionale me shume gjasa eshte e vertete….Në fund e rendesishme eshte te mos i thoni kurre fëmijës (apo ti lini te kuptoje me sjelljen tuaj te bezdisur dhe supozuese) qe shqetesimet e tyre jane dokrra apo ankesat per dhimbje jane imagjinare. ..Kujtoni pak veten sa here e kemi ferkuar termometrin me nje cope te leshtë per te ngritur temperaturen, si e hanim pataten te “gjallë”, apo si mbushnim dhe firmosnim raportet mjekesore fallco për të justifiukuar ditët që nuk shkonim në shkollë …