Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Dhuntia e batutës gati.
Buzëqeshim, qeshim, bejme shaka, ironizojmë, por jo te gjithe e kemi dhuntine e “batutës gati “, apo aftësinë për të vënë në lojë veten dhe për t’u tallur me të ! Jo të gjithe kemi aftësine të gjejme dhe të kapim komiken në aspektet kontradiktore dhe te çuditshme te jetes. Shpesh dëgjojmë të thuhet për dike : Ai po që ka humor ! – Të shkrin fare,.. të gajas me ato që thotë !
Eshtë pare që njerëzit e ekuilibruar paraqesin nje tip të veçantë humori; jo atë ” malinj ” që lind nga fyerjet ndaj tjetrit apo nga çfarë mendojmë se është inferiore, por ai që sheh anën komike te vetja dhe te situatat në të cilat ndodhet . Të “ përqeshësh”, të tallësh veten mund te jete nje kenaqesi e madhe. Kush arrin ta beje kete eshte nje person qe di te luaj me veten dhe me te tjeret. Eshte e rendesishme të mësosh ta vesh me mirësi në lojë Egon, kete Ego kaq kapadai e të përmbushur , qe e mer kaq seriozisht , qe preket kaq lehtë dhe që është kaq mosbesuese.
Nëse të dish të qeshësh me veten është ndezës i shkelqyer humori , po kështu mund te konsiderohet dhe të dish te kapesh anën komike të ngjarjeve që ndodhin. Gjithçka që ne bëjmë, puna, studimet, loja, shetitjet me miqte , kane brenda dhe një fill komik, qe nuk pret gjë tjetër veçse t’a kapim. Aftesia per te individualizuar anen tonë komike, na ndihmon ta njohim dhe ta duam veten për atë që jemi. Edhe ato episode që ne të shqetesuar i konsiderojme si: “bera figure te keqe”, mund të jenë situata të lezetshme dëfryese që mundësojnë relativizimin dhe ç’dramatizimin e gjithçkaje që bëjmë . Me anë të humorit kemi mundësi të shkarkojmë tensionet e vogla që akumulojmë gjatë ditës. Të shohësh në këtë optikë vetveten, të tjeret dhe ate çfarë na ndodh ka efekte te mira, te sigurta dhe na ben te ndjehemi tipa të hareshëm dhe të pëlqyeshëm. Ai qe di te qeshe me veten, di te beje per vete dhe të qeshin edhe te tjeret, di t’ju ngjisë dhe atyre humorin, duke u berë në një farë mënyre një antidepresiv. (edhe ilaçet antidepresive humorin rregullojnë !).
Në psikologji përqeshja , tallja, vënia ne loje jane studjuar shume si fenomene relacionale; Vetë babai i psikoanalizës Sigmund Freud ka bere nje studim sistematik mbi kete tip komunikimi.( Der Witz und seine Beziehung zum Unbewußten. 1905)
Dhe për të mbetur te komikja (shpresoj jo në disfavor të profesionit ) ja një grimcë humoristike : “Psikologu po hipnotizonte një pacient : ” thuaj me zë të lartë : ” jam shëruar, jam shëruar, jam shëruar !”… Paspak ai e zgjon pacientin dhe e pyet: -” si ndjehesh?” – Pacienti përgjigjet : ” I shëruar ! Faleminderit Doktor!”- Shumë mirë atëherë, seanca kushton 400 Euro”. Doktor, mbylli sytë të lutem dhe thërrit fort: ” Jam një hajdut, jam një hajdut, jam një hajdut !!”☺♥♥
(psikologjia për të gjithë) 20/qershor/2017