Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Dialogu ka marrë fund !

Mesiguri  ju  ka  ndodhur  te  gjitheve; duke  biseduar  mire  e  bukur  me  dike…kur  papritur  tjetri  nxjerr  celularin  dhe  fillon  te  flase  ne  telefon  pa  na  perfillur  fare.Kjo  mund  te  ndodhe  mes  nje  çifti, me  nje  mik  tonin, ose  nderkohe  qe  po  përpiqemi  te  zgjidhim  nje  problem  me  kolegun  e  punes.

Është  një  gjest  i  vogël, nganjëherë  edhe  i  shkurtër, por  është  mëse  i  mjaftueshem  për  të  shkaktuar  një  pengesë  psikologjike  dhe  për  të  ngjallur  ndjenja  të  thella  të  refuzimit  dhe  shkeputjes  me  tjetrin. Pikerisht  per  te  pershkruar  zakonin  e  mosperfilljes  ndaj  dikujt  qe  kemi  prane, per  t’u  mare  me  telefonin , u  krijua  termi  “Phubbing”. Ne  Maj  2012  nje  agjensi  e  madhe reklamash, ftoi  nje  numer  leksikografesh, autoresh  dhe  poetesh  per  te  gjetur  nje  neologjizem  per  kete  sjellje.”Phubbing”, eshte  një  fjalë që  rrjedh  nga  bashkimi  i  phone (telefon) dhe  snubbing (snoboj=injoroj). I  referohet  kushtimit  më  teper  vemendje  telefonit  sesa  njerëzve  që  na  rrethojnë, edhe  pse  ndonjehere  telefoni  mund  te  mos  kete  rene  apo  vibruar  fare.

Kjo  praktikë  është  kaq  e  zakonshme  dhe  e  përhapur  saqë  vlerësohet  se  nëse  do  të  ishte  një  epidemi  mund  të  prekte  dhjetë  here  popullatën  e  Kinës. Sidoqoftë, përtej  shifrave  të  ftohta, është  e  rëndësishme  të  kuptojmë  implikimet  e  thella  psikologjike  të  Phubbing. Një  studim  i  kryer  në  Universitetin  Baylor  intervistoi  450 persona  për  shqetësimet  e  shkaktuara  nga  Phubbing  dhe  zbuloi  se: – Më  shumë  se  46%  thane  se  partneri  i  tyre  nuk  ju  kushtonte  vemendje,(sepse  fliste  ne  telefon.) – Mbi  22%  treguan  se  Phubbing  shkaktonte  problem  në  marrëdhëniet  e  tyre  ndërpersonale. – Pothuajse  37%  pranuan  se  ndiheshin  të  dëshpëruar  për  shkak  të  kësaj  sjelljeje.

Ndërkohe  qe  Phubbing  përhapet, ai  mbjell  në  rrugën  e  tij  një  seri  ndjenjash  negative  si: zemërimi, frustrimi, madje  dhe  xhelozia. Në  marrëdhëniet  ne  çift  është  veçanërisht  i  dëmshëm  sepse  ul  nivelin  e  kënaqësisë  së  personit  që  e  pëson, si  dhe  ngjall  diskutime  apo  një  largim  progresiv  që  mund  të  përfundojë  deri  ne  ndarje  të  përhershme.

Në  fakt, një  studim i  kryer  në  Universitetin e  Virginia Tech  zbuloi  se  vetem  thjesht  prania  e  celularit  në  tryezë, edhe  pse  personi  nuk  e  përdor  atë, gjeneron  ndjenja  shkeputje  te  tjetri  qe  e  bejne  të  ndjehet  më  i  larget  emocionalisht. Nëse  dikush  e  lë  smartfonin  gjithmonë  para  syve, teksa  po  përpiqemi  të  kemi  një  bisedë, ne  perceptojmë  qe  ai  është  më  pak  i  interesuar  dhe  më  pak  empatik, kështuqë  edhe  marrëdhënia  që  ne  kemi  me  të  nuk  eshte  e  kenaqeshme.

Vdekja” e  bisedës.

Për  të  kuptuar  plotësisht  efektet  psikologjike  të  Phubbing, është  e  nevojshme  të  fillojmë  nga  fakti  se  koha  është  pasuria  jonë  më  e  çmuar. Kur  jemi   me  dikë  që  preferon  të  përdorë  telefonin, ndoshta  edhe  për  të  komunikuar  me  njerëzit  e  tjerë  permes  rrjeteve  sociale, perceptojme  ne  nje  fare  menyre  sikur  po  na  refuzon  ose  mendojmë  se  nuk  jemi  mjaftueshem  interesant  apo  të  rëndësishem...Ja  pse  ne  thelb  është  kjo  arsyeja  pse, Phubbing  nënkupton  nje  forme  mungesë  respekti  ndaj  personit  që  po  na  kushton  kohën  e  tij. Është  sikur  të  thuash  qe  koha  jote  është  më  e  çmuar  sesa   koha  e  tjetrit, ose  që  kemi  gjëra  më  të  rëndësishme  ose  më  interesante  për  të  bërë.

Por  rreziku  i  vërtetë  i  kësaj  praktike  është  qe  ne “ infektohemi” pa  dashje  prej  saj. Praktikisht,  pasi  ndjehemi  të  shperfillur  të  injoruar, mbrohemi  dhe  ne  pas  ekranit  te  telefonit  duke  e  ngritur  akoma  dhe  me  lart  murin  ndares.Ky  model  imitimi  është  justifikimi  që  përdorim  për  të  mos  marrë  përgjegjësinë  për  situaten. Preferojmë  me  mire  të  fshihemi  prapa  celularit  sesa  të  përballojmë  situatën  dhe  të  shprehim  pakenaqesine  tonë. Në  këtë  mënyrë, Pfubbing  përhapet  si  një  virus  dhe  e  “vret”  bisedën. Mendojmë  se  meqenese  personi  me  të  cilin  jemi  shikon  celularin  e  tij, është  normale  që  edhe  ne  të  shohim  tonin. Pra  po  i  dërgojmë  atij  një  mesazh  sublim: “Edhe  unë  kam  diçka  të  rëndësishme  për  të  bërë!”. Në  një  fare  menyre  përpiqemi  të  balancojmë  nivelin  e  vëmendjes  dhe  angazhimit  në  kete  marrëdhënie  në  mënyrë  që  të  mos  ndihemi  inferior. Rezultati  është  dramatik; “vdekja  e  bisedës !!”

Pikerisht  kete  titull  ju  vuri  nje  sërë  imazheve  te  shkrepura  ne  rruget  e  qytetit  te  tij  fotografi Babycakes  Romero. Ai  kapi  momente  te  jetes  se  perditeshme  ku  secili  nga  ne  mund  te  identifikohet. Fotografi  shpjegoi  se  filloi  ti  fotografoje  njerëzit  me  telefonat  e  tyre  celularë  sepse  perceptonte  nje  fare  simetrie  interesante  në  aspektin  vizual, por  pastaj  vuri  re  se  trishtimi  ishte  i  lidhur  me  kete  akt. Këtu  janë  disa  nga fotografitë  tij:

https://babycakesromero.com/photography/the-death-of-conversation/  “Rruget  jane  plot  me  telefona  celulare  qe  nxjerrin  ne  xhiro  njerezit  dhe  askush  nuk  shikon  më  qiellin, askush  nuk  shikon  më  botën  përreth”…..

(psikologjia per te gjithe)                                                                                              12/shtator/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe