Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Dy figura plotësuese.(psikologu & psikiatri)
Ky postim fillon me një paragraf kritik :
“Shqetësimi mendor ekziston dhe është burim i fortë vuajtje që prek një numer të konsiderueshem njerëzish,por nuk gjendet jashte nesh,nuk është nje tjegull që na bie në kokë,as një e keqe ogurzeze.Eshte pjesë e jona, është një ç’ekuilibër që mund të kërcënojë dhe “paralizojë” jetën,por që ka nevoje për një ndryshim dhe për këtë kërkon një terapi komplekse,jo të reduktuar vetëm në ndërhyrje farmakologjike”. (I dendët njerëzit në Xanax )
…vazhdon me shtjellimin e argumentit :
Më 16 tetor 1981, medikamenti Xanax (i njohur edhe si Frontal ose Valeans, molekula e të cilit është alprazolam, i zbuluar në qendrat kërkimore të Kompanisë Upjohn) u miratua nga Food and Drug Administration i USA. Molekula e alprazolamit është një benzodiazepinë dhe përdoret ende sot si një anksiolitik (pakësues i ankthit) dhe sedativ (qetësues.)
Xanax sjell një lehtësim të shpejtë të simptomave ankthioze ; funksionon posaçërisht duke u lidhur me receptorët GABA në tru. Kjo pengon aktivitetin e neuroneve (ngadalëson praktikisht aktivitetin cerebral) dhe ka efekt zvogëlimin e ankthit, frikës dhe ndjenjave të tmerrit (me rrezikun te shkaktojë përgjumje).Medikamentet si Xanax mund te jene suport per procesin e psikoterapise. Duhet te kujtojme se per pjesen më te madhe te njerzve është e vështirë te perqendrohen te ndryshimi personal, kur jane duke luftuar me ankth te forte,depresion apo situata te tjera te shendetit mendor.
Në disa raste , ilaçet mund ti ndihmojne dhe stabilizojne pacientët , duke i mundesuar te perparojne ne psikoterapi.Studimet kanë treguar se terapia konjitivo – komportamentale e kombinuar me ilaçet e duhura tenton të çojë në një përmirësim të dukshëm të simptomave. Sigurisht qe një rezultat i dëshirueshëm i psikoterapisë është zvogëlimi ose eliminimi i nevojës për psikotrope ose ilaçe të tjera.Shumë probleme te shendetit emocional dhe mendor nuk mund te reduktohen vetem në një çekuilibër biokimik. Siç e dimë të gjithë, shqetësimet psikologjike burojnë dhe ndikohen shume nga ngjarjet e jetës. Për shkak se ilaçet nuk ndryshojnë mënyrën se si njerëzit lidhen psikologjikisht me përvojat e tyre, të vetme ilaçet nuk mund ti zgjidhin këto probleme. Po ta shprehim me nje metafore mund të themi se: trajtimi vetëm me ilaçe është si të qepim plagën e shkaktuar nga nje plumb, pa e hequr më pare atë.
Duke pasur parasysh se jo gjithmone jane te nevojshme, ilaçet nuk duhet të shihen nga psikologu si një sulm ndaj profesionit të tij. Ideja që personi mund t’ja dalë vetëm pa ilaçe shpesh mund te jete e papjekur dhe “megalomane” .Një bashkëpunim midis psikologut dhe psikiatrit, duke mos penguar askush punen e njeri – tjetrit është gjëja më e mire për pacientin.
…dhe perfundon me nje paragraf lavderimi : Psikiatri që punon mirë, nuk mund të thuhet që shpëton jetën e njerëzve siç mund t’a shpëtonte një mjek urgjence, por mund të shpëtojë ekzistencën .