Tel : 0696003300
Email : [email protected]
E kujt është kjo dhuratë ?
Mësojmë të reagojme kundrejt fyerjeve dhe ndaj atyre qe duan të na poshterojne. Vendosim ne me qendrimin tonë t’ju japim ose jo fuqine të tjerëve për të na bërë keq.
Një ditë Buddha ishte duke ju folur nxenesve te tij ne qetesi, kur papritur nje person ju afrua dhe filloi ta fyente dhe u mundua ta godiste. Perpara te gjitheve Buddha reagoi me nje qetesi absolute duke ndenjur pa levizur ne heshtje. Kur burri u largua , nje nga ndjekesit e Budes ju afrua dhe e pyeti sesi ishte e mundur kjo gje dhe perse nuk reagoi!? – Si ka mundesi qe e lejoi ate te huaj ta trajtonte ne ate menyre !? – Buddha ju pergjigj i qete. – Nqse une do te dhuroj nje kale dhe ti nuk e pranon, i kujt është kali ? – Nxenesi pasi hezitoi disa çaste ju pergjigj -.Mjeshter nqse une nuk do ta pranoja kete dhurate kali do te mbetej juaji !- Buddha aprovoi me koke dhe i shpjegoi nxenesit te tij qe pavaresisht se disa lloj njerezish deshirojnë te humbasin kohen e tyre duke na ofenduar, ne mund te zgjedhim ti pranojme apo jo keto fjale, ashtu siç mund te bejme me nje dhurate. Nqse e mer do te thote qe e pranon, perndryshe personi qe na fyen rri aty me fyerjen mes duarve. Nuk mund t’ja veme fajin personit qe na ofendon , sepse eshte i yni vendimi ta pranojme, ta marim , apo ta leme aty ne gojen e personit qe e ka thene. Mesimi me i çmuar i kesaj rrefenje eshte ; te sjellim vemendjen ne pergjegjesine tonë. Pergjegjesine per ti dhene mundesi te tjereve te na bejne te ndihemi keq ose jo. Sepse shpesh nuk e veme re , por kur nje person na sulmon ne menyre arrogante, impulsive, denigruese , nuk eshte duke folur per ne , por per veten e tij. Po vetedeklarohet ,po tregon veten nepermjet gjuhes qe perdor, eshte duke folur per permbajtjen e jetes se tij. Pra ajo qe mund te bejme eshte te vendosim nese do i pranojme padrejtesite fyese dhe poshterimin qe ato përcjellin , apo ta leme te rrezohet dhe te perqendrohemi ne gjerat qe jane me te vertete te rendesishme për ne . Sepse kur ofendimet nuk arrijne te poshterojne dhe depërtojnë te ai që i mer , behen shume poshteruese per ate qe i ka thene.
(tregime terapeutike) 5/korrik/2018