Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Ecim përpara në rrugën tonë…
Marrëdhëniet me të tjerët (raportet interpersonale në gjuhën teknike) janë nje burim i mrekullueshem kënaqesie dhe lumturie, por edhe shkaku kryesor i pakënaqesive dhe zënkave. Nuk çuditemi për këtë, duke qenë që të gjitha fenomenet dhe situatat kanë dy anë, zakonisht ne kundershti me njëra – tjetrën … Në momentet kur raporti me te tjeret bëhet dëmtues dhe “viktima” jemi ne , kemi nevojë për : “Të dish të injorosh”.
Ka momente në të cilat te injorosh eshte nje çeshtje shëndeti mendor, sepse ka sjellje qe mund të na ç’orientojnë, apo te na pengojne aq shume sa te mos bejme dot perpara dhe te arrijme maksimumin e mundshem.
Të injorosh është art.
“Thuhet qe nje here e nje kohe , nje burre iu afrua Budes dhe pa thene asnje fjale ,e peshtyu ne fytyre..Nxenesit rrotull tij u zemeruan keq. Ai më prane iu drejtua Budes i indinjuar : – Me lejo ti jap ketij njeriu ate qe meriton! – Buda fshiu fytyren ngadalë dhe iu pergjigj nxenesit ; – Jo , do flas vete me të ! Bashkoi duart ne shenje përuljeje dhe i tha : – Faleminderit ! Me gjestin tend më dhe mundesine te kuptoj se inati me ka braktisur. Të jam shume mirenjohes për këtë. Gjesti yt më tregoi gjithashtu se nxenesit e mi , mund të zemërohen ende ! Te jemi shume mirenjohes ! Padyshim qe burri nuk po arrinte t’ju besonte vesheve per ç’ka po degjonte dhe u ndie i prekur, në ankth dhe i turpëruar “.
Kjo rrëfenjë na tregon ekzaktesisht se çfare do te thote te injorosh. Injorimi eshte nje fjale qe shpesh ka domethenie negative dhe mund te na beje te ndjehemi “persona te keqinj”. Në kete rast të injorosh do te thote thjesht te mos lejojmë qe fjalet, qendrimet dhe sjelljet demtuese te te tjereve , te prishin ekuilibrin tone te brendeshem. Nuk eshte aspak e nevojshme dhuna apo agresiviteti. Mjafton te krijojme nje mburoje perreth nesh.
Behet fjale te mesojme te injorojme në momente të caktuara disa tipa njerezish. Madje nuk eshte e nevojshme as te largohemi prej tyre, sepse te gjithe kemi dritehijet tona. Injorimi eshte nje forme hakmarrje ose nje menyre per t’a bere tjetrin te ndjehet keq dhe “inferior”. Eshte vetem nje menyre per tu mbrojtur.
Tre situata që duhet të mesojme te injorojme:
1. Kritikat jo konstruktive. Kur te tjeret kritikojnë pa vend, pa argumente bindes, kur na gjykojne sipas interesit te tyre, kur kritikat janë ofenduese dhe kur kanë qellim të na dëmtojne.
2. Sjelljet e keqija. Nqse nje person sillet keq , duhet te mos lejojmë qe sjellja e tij të na prishë ekuilibrin tonë psikologjik, sepse do te thote qe ai e ka arritur qellimin e tij. Nqse vërejmë nje sjellje te keqe ndaj nesh , rishikojmë pritshmerite tona kundrejt ketij personi dhe shkojmë perpara ne rrugen tonë.
3. Manipulimet. Disa njerez mundohen të na kenë nën kontrroll nepermjet manipulacioneve emocionale. Eshte e rendesishme te jemi te vetedijshem per kete dhe te mesojme ti evitojme komentet e tyre. Ata jane shume te zotët te prekin pikat tona te ndjeshme, sensin tone te pergjegjesise, ndjenjen e fajit dhe ndjesite tona afektive. Si mjeshtra te manipulimit qe jane , na vënë enkas në sedër dhe na detyrojnë te marrim vendime qe nuk do ti kishim mare ne rrethana te tjera. Kur mesojme te injorojme situata te kesaj natyre jemi me të vertete te lire te vendosim çdo hap të jetës tone.
Jemi mesuar te reagojme dhe rrembehemi kur dikush sillet keq, ose trishtohemi kur na kritikojne. Janë reagime normale dhe nuk pretendejojme te jemi si Buda ne kete histori. Te mesosh te injorosh eshte nje proçes qe kerkon pergatitje dhe ndryshim rrenjesor te sjelljes tone. Gjithsesi perpiqemi ! Distancohemi psikologjikisht ne menyre qe te mos demtohemi emocionalisht. ♥
(psikologjia per te gjithe) 26/gusht/2017