Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Sjelljet “toksike” në FAMILJE.
Disa psikologe sygjerojne se problemet mendore jane shtuar si pasojë e nje ndryshimi të thelle kulturor i cili reflektohet ne nje stil jete te prirur drejt konsumizmit, mungesa e inteligjences emocionale, ndryshimit te shkalles se vlerave dhe veshtiresive ne ruajtjen e mardhenieve interpersonale të qendrueshme. Ata konceptin e “ambjentit menderisht toksik” të propozuar 30 vjet me pare e transferuan në shëndetin mendor. Nga ky “mjedis toksikik” nuk është e përjashtuar as Familja. Ajo është zakonisht ambjenti ku fillon gjithçka dhe ku keto sjellje toksike perseriten ne menyre te vazhdueshme.
Kur jetojmë ne nje mjedis te perbashket , nuk i shmangim dot konfliktet, por gjithsesi nuk duhet te lejojme qe disa sjellje te kushtezojne dhe transformojne shtepine ku jetojme ne nje mjedis toksik per mendjen. Eshte ne loje jeta jone.
Sjelljet dhe zakonet qe duhet te eleminojme nga shtepia jonë.
1.Te bertiturat.
Ato fillojne si rastesisht por shndërrohen ne sjellje te vazhdueshme dhe normale. Ndodhin si pa e kuptuar. Nje dite bërtet sepse qellon qe nuk te kuptojne, nje dite sepse mendon se nuk te dëgjojnë, nje dite tjeter sepse do qe te kesh medoemos te drejte . Keshtu te bertiturat behen si buka e perditeshme. Ulerimat mbartin faren e dhunes. Ato nxisin deshiren per t’ju imponuar te tjereve vullnetin tone dhe për ti nenshtruar. Pasojat te femijet jane akoma dhe me te rrezikshme. Ulerimat ndaj tyre mund te alterojne ne menyre domethenese dhe te perhershme strukturen e trurit infantil duke influencuar ne integrimin e hemisferave . Kjo mund te shkaktoje probleme me personalitetin dhe te influencoje ekuilibrin emocional. Si zgjidhet problemi ? Ne shtepi duhet te kemi nje rregull te thjeshte : mos te bertasim asnjehere . Çdo pjesetar i familjes duhet te kujtoje se duke bertitur nuk eshte se do kete me shume te drejte. Eshte e rendesishme te kultivojme empati dhe besueshmëri . Te bertiturat jane gjithmone shenje e paaftesise se kontrrollit te situates.
2. Armiqesia . Nqse sa hyjme ne shtepi ndjejme sikur na rëndon diçka mbi shpatulla, ka shume mundesi te perceptojme fryme armiqesie. Ka shtepi ne te cilat mungon entuziazmi, ku personat buzeqeshin rralle dhe shfaqin sjellje zemerimi a thua se te tjeret jane armiq. Ne keto shtepi ku mbizoteron ligji i me te fortit, veshtire se mund te relaksohesh, dhe te ndjehesh i qete. Si zgjidhet problemi ? Kur shtepia behet nje fushe beteje, nuk ka fitues. Humbasin të gjithë sepse nuk ka harmoni. Mbi te gjitha duhet te fokusohemi te zgjidhjet e problemeve sesa te kerkojme fajtoret.
3.Drama. Ne jete mund te kalojme momente dramatike, por kur familja e gjitha transformohet ne nje drame te perditeshme, deshperimi, frustrimi dhe depresioni hedhin rrenje. Ne pergjithesi drama vjen nga persona qe gjejne nje problem per çdo zgjidhje , qe perqendrohen vetem ne aspektet negative te jetes dhe ankohen gjithë kohës. Keta persona fillojne te kontaminojne gjithe familjen duke shperndare keshtu nje fryme pesimizmi. Si zgjidhet kjo ? Duke adoptuar nje sjellje pozitive, qe nuk do te jete më kontaminuese dhe do te kontrastoje sjelljet negative te te tjereve. Eshte e rendesishme t’ju tregojme ketyre personave, pa i sulmuar dhe kritikuar, sesi sjellja e tyre demton te gjithe dhe krijon nje klime emocionale shume negative.
4. Rremuja. Hapesira ne te cilen kalojme shume ore gjate dites mund te influencoje humorin tone. Nje hapesire e ç’organizuar dhe kaotike mundet te na sjelle kaos mendor. Eshte nje hapesire jo e kendeshme per te ndenjur pasi gjeneron stres. Eshte pare qe kur kalojme kohe ne mjedise rremuje, truri yne ka me teper veshtiresi ne perpunimin e informacionit dhe kjo sjell nje ndjesi “mbingopje” qe influencon negativisht produktivitetin tone dhe rrit ankthin dhe stresin. Ky konfuzion nuk i referohet vetem hapesires fizike, por edhe mungeses se rregullave qe garantojne nje bashkejetese harmonike mes pjesetareve te familjes. Si zgjidhet kjo ? Eshte e rendesishme qe ne çdo shtepi te mbizoteroje rregulli dhe te kete disa rregulla bashkejetese, qofte dhe jo të shprehura hapur, por qe gjithseicili te dije se cilat jane limitet qe nuk duhen kapercyer.
5. Denigrimi. Nqse brenda ne familje nuk çmohen dhe respektohen te gjithe pjesetaret e saj, eshte e veshtire qe ata te arrijne te zhvillojne nje vetevleresim te mire apo te kene kurajon e duhur per te perballuar jeten. Ekzistojne shume forma denigruese ; nga mos njohja e perpjekjeve te dikujt deri ne minimizimin e suksesit te tjetrit apo dhe injorimin total. Në disa familje krijohen dinamika shume te dëmshme në të cilat nje nga pjesetaret e saj etiketohet si “delja e zezë” e familjes. Keto dinamika nuk jane negative vetem per ate qe bejme fajtor, por edhe per pjesetaret e tjere, duke qene qe i pengon ata te marin persiper pergjegjesite e tyre dhe te perparojne si persona. Si zgjidhet kjo ? Çdo person eshte unik dhe meriton vleresim. Nuk mund te pretendojme kokrra molle nga pema e pishes, por duhet te mesojme te fokusohemi te pikat e forta te tij ; eshte kjo qe e ben te veçantë. Gjithsecili sjell rrezen e tij ndriçuese. Duhet te gjejme menyren ta ushqejme kete drite , jo ta shuajmë !
(psikologjia per te gjithe) 22/gusht/2017