Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Ecim përpara në rrugën tonë…

 

Marrëdhëniet  me  të  tjerët (raportet  interpersonale  në  gjuhën  teknike) janë  nje  burim  i  mrekullueshem  kënaqesie  dhe  lumturie, por  edhe  shkaku  kryesor  i  pakënaqesive  dhe  zënkave. Nuk  çuditemi  për  këtë, duke  qenë  që  të  gjitha  fenomenet  dhe  situatat  kanë  dy  anë, zakonisht  ne  kundershti  me  njëra – tjetrën … Në  momentet  kur  raporti  me  te  tjeret  bëhet  dëmtues  dhe  “viktima”  jemi  ne , kemi  nevojë  për :  “Të  dish  të  injorosh”.

Ka  momente  në  të  cilat  te  injorosh  eshte  nje  çeshtje  shëndeti  mendor, sepse  ka  sjellje  qe  mund  të  na  ç’orientojnë, apo  te  na  pengojne  aq  shume  sa  te  mos  bejme  dot  perpara  dhe  te  arrijme  maksimumin  e  mundshem.

Të  injorosh  është  art.

“Thuhet  qe  nje  here  e  nje  kohe , nje  burre  iu  afrua  Budes  dhe  pa  thene  asnje  fjale  ,e  peshtyu  ne  fytyre..Nxenesit  rrotull  tij  u  zemeruan  keq. Ai  më  prane  iu  drejtua  Budes  i  indinjuar : –  Me  lejo  ti  jap  ketij  njeriu  ate  qe  meriton! – Buda  fshiu  fytyren  ngadalë  dhe  iu  pergjigj  nxenesit ; – Jo , do  flas  vete  me  të ! Bashkoi  duart  ne  shenje  përuljeje  dhe  i  tha : – Faleminderit ! Me  gjestin  tend  më  dhe  mundesine  te  kuptoj  se  inati  me  ka  braktisur. Të  jam  shume  mirenjohes  për  këtë. Gjesti  yt  më  tregoi  gjithashtu  se  nxenesit  e  mi , mund  të  zemërohen  ende ! Te  jemi  shume  mirenjohes ! Padyshim  qe  burri  nuk  po  arrinte  t’ju  besonte  vesheve  per  ç’ka  po  degjonte  dhe  u  ndie  i  prekur, në  ankth  dhe  i  turpëruar “.                 

Kjo  rrëfenjë  na  tregon  ekzaktesisht  se  çfare  do  te  thote  te  injorosh. Injorimi  eshte  nje  fjale  qe  shpesh  ka  domethenie  negative  dhe  mund  te  na  beje  te  ndjehemi  “persona  te  keqinj”. Në  kete  rast  të  injorosh  do  te  thote  thjesht  te  mos  lejojmë  qe  fjalet, qendrimet  dhe  sjelljet  demtuese  te  te  tjereve , te  prishin  ekuilibrin  tone  te  brendeshem. Nuk  eshte  aspak  e  nevojshme  dhuna  apo  agresiviteti.  Mjafton  te  krijojme  nje  mburoje  perreth  nesh.

Behet  fjale  te  mesojme  te  injorojme  në  momente  të  caktuara  disa  tipa  njerezish. Madje  nuk  eshte  e  nevojshme  as  te  largohemi  prej  tyre, sepse  te  gjithe  kemi  dritehijet  tona. Injorimi  eshte  nje  forme  hakmarrje  ose  nje  menyre  per  t’a  bere  tjetrin  te  ndjehet  keq  dhe “inferior”. Eshte  vetem  nje  menyre  per  tu  mbrojtur.

Tre  situata  që  duhet  të  mesojme  te  injorojme:

 1. Kritikat  jo  konstruktive. Kur  te  tjeret  kritikojnë  pa  vend, pa  argumente  bindes, kur  na  gjykojne  sipas  interesit  te  tyre, kur  kritikat  janë  ofenduese  dhe  kur  kanë  qellim  të  na  dëmtojne.

2. Sjelljet  e  keqija. Nqse  nje  person  sillet  keq , duhet  te  mos  lejojmë  qe  sjellja  e  tij  të  na  prishë  ekuilibrin  tonë  psikologjik, sepse  do  te  thote  qe  ai  e  ka  arritur  qellimin  e  tij. Nqse  vërejmë  nje  sjellje  te  keqe  ndaj  nesh , rishikojmë  pritshmerite  tona  kundrejt  ketij  personi  dhe  shkojmë  perpara  ne  rrugen  tonë.

3. Manipulimet. Disa  njerez  mundohen  të  na  kenë  nën  kontrroll  nepermjet  manipulacioneve  emocionale. Eshte  e  rendesishme  te  jemi  te  vetedijshem  per  kete  dhe  te  mesojme  ti  evitojme  komentet  e  tyre. Ata  jane  shume  te  zotët  te  prekin  pikat  tona  te  ndjeshme, sensin  tone  te  pergjegjesise,  ndjenjen  e  fajit  dhe  ndjesite  tona  afektive. Si  mjeshtra  te  manipulimit  qe  jane , na  vënë  enkas  në  sedër  dhe  na  detyrojnë  te  marrim  vendime  qe  nuk  do  ti  kishim  mare  ne  rrethana  te  tjera. Kur  mesojme  te  injorojme  situata  te  kesaj  natyre  jemi  me  të  vertete  te  lire  te  vendosim  çdo  hap  të  jetës  tone.

Jemi  mesuar  te  reagojme  dhe  rrembehemi  kur  dikush  sillet  keq, ose  trishtohemi  kur  na  kritikojne. Janë  reagime  normale  dhe  nuk  pretendejojme  te  jemi  si  Buda  ne  kete  histori. Te  mesosh  te  injorosh  eshte  nje  proçes  qe  kerkon  pergatitje  dhe  ndryshim  rrenjesor  te  sjelljes  tone. Gjithsesi  perpiqemi ! Distancohemi  psikologjikisht  ne  menyre  qe   te  mos  demtohemi  emocionalisht.

(psikologjia per te gjithe)                                                                                   26/gusht/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe