Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Mësojini fëmijët të mos gjykojnë të tjerët…
Të gjithë reflektojmë periudhën që jetojmë dhe shoqërinë në të cilën jemi rritur , por prindërit mund të luajnë një rol të rëndësishëm. Modeli dhe sjelljet që mësohen brënda në shtëpi na shoqerojnë gjithë jetën dhe mund të bëhen një thesar me vlera që i udheheq fëmijët drejt një jete të plotësuar. (Vijon nga :Mësojini fëmijët të respektojnë të tjerët…
5 mësimet e tjera që duhen rikthyer ; Mësojini fëmijët..
6. Të mos gjykojnë të tjerët. Në një shoqëri ku çdo gjë etiketohet ne menyre “perfekte” dhe kategorizohet, ku konfrontimi eshte thikë me dy presa, eshte e veshtire te mos japesh gjykime vleresuese. Gjithësesi urojmë që prindërit t’ju mësojnë fëmijëve të mos gjykojnë të tjerët, të mos ndjehen superior dhe mbi te gjitha , te mos ofendojnë dhe te mos tallen me te tjeret. Askush nuk mund ta kuptoje problemin e tjetrin, nqse nuk ka provuar të njejten situate si ai. Pra; duke i edukuar femijet si te pranojne dhe kuptojne ju mesojme te jenë të përunjur dhe kjo i ndihmon te mbrojnë te drejtat e tyre dhe te mos lejojne te tjeret t’jua shkelin .
7. Të marin rrezikun përsipër . Në një shoqëri që ka transmetuar idenë e gabuar se mund te kemi gjithçka, pa asnjë “shpenzim” dhe me aspak perpjekje, dëshirojmë që prindërit t’ju mesojne femijeve qe çdo vendim mbart gjithmonë një “humbje”. Për çfarëdo rrugë që zgjedhim, është gjithmonë një tjetër që duhet ta braktisim. Prinërit duhet t’ju mësojne fëmijëve që te pranojnë rrezikun e humbjes ; keshtu nuk do te kenë frikë nga dështimi dhe do te jene ne gjendje te perballojne sfida te tjera me mendje te hapur.
8.Të jene fleksibël . Në një shoqeri te ngurte si e jona, (si ne planin politik, fetar,apo të mendimit ), që provokon vazhdimisht konflikte te reja, deshirojme qe prinderit t’ju mesojne femijeve te jene fleksibel dhe te kuptojne se gjithçka eshte vazhdimisht ne levizje dhe nuk ka asgje te pandryshueshme. Duhet t’ju mesojne atyre ta konsiderojne jeten si diçka ne ndryshim te vazhdueshem . Duhet ti inkurajojne edhe te pranojne paqartesite e jetes, te jene te hapur perpara ndodhive te reja dhe te gatshem per t’u perballur me to. Ne kete menyre femijet do te mesojne te vendosin prioritete dhe te dine kur eshte momenti i duhur per te nderruar objektivat e tyre dhe ti spostojne perpjekjet ne nje drejtim tjeter.
9.Të japin pa kërkuar asgjë në këmbim. Në një shoqëri ku pjesa me e madhe e njerezve është nga “fshati nëm”, deshirojme qe prinderit t’ju mesojne femijeve te dhurojne pa pritur asgje ne kembim. Nuk behet fjale ti shnderrojme ne persona servilë, por t’ju mesojme atyre vleren e jashtezakonshme të bujarisë dhe t’ju stimulojmë dëshirën e bashkëndarjes. Do të thotë t’ju mësojmë që vlejnë shumë si persona , nqse nuk i “blejnë”, nuk korruptohen dhe nuk kërkojnë të përfitojnë nga të tjerët.
10.Të pranojnë që jeta nuk është e drejtë. Në një shoqëri që shpesh shpërblen atë që e meriton më pak dhe që promovon pozitivizmin e rremë, deshirojmë që prindërit t’ju mësojnë fëmijëve vlerën e asaj qe ndodh realisht, duke ju mesuar qe te ringrihen çdo here që rrëzohen. Edukimi i aftësisë për të përballuar, do të thotë t’ju mesosh qe jeta nuk eshte e drejte, por qe ja vlen gjithsesi te ecim perpara, sepse ndalesat penguese na bejne me te forte. Në kete menyre do te mesojnë te mos ankohen sa here qe del nje problem, por do ti pervishen punes per te gjetur nje zgjidhje.
Simpati dhe respekt per te gjithe prinderit qe permes veshtiresive te kohes qe jetojme mundohen çdo dite te rrisin dhe edukojne femijet e se ardhmes.♥♥