Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Efektet psikologjike të dhomës së bardhë .
Sipas një besimi shumë të vjetër dhe të rrënjosur ndër shekuj e bardha është shuma e të gjitha ngjyrave ose mungesa totale e tyre.
Edhe ne si shumë vende të tjera hyjmë në vendet që ngjyrën e bardhë e lidhin gjithmonë me ngjarje të gëzueshme. Eshtë ngjyra e pastërtisë, e nuseve, e ëngjëjve dhe e fëmijëve. Ndryshe nga ne vendet orientale e lidhin ngjyrën e bardhë me zinë dhe me dhimbjen. Po ashtu (krejt ndryshe nga ne) ngjyra e zezë është mistike dhe purifikuese për ta… Ky është pakashumë një aspekt kulturor lidhur me ngjyrën e bardhë.
Historia e gazetarit Iranian Amir Abbas Fakhravar tregon për një aspekt shumë më tepër teknik se sa kulturor që influencon psiken tonë. Eshtë rasti kur ngjyra e bardhë përdoret si instrument torture në të ashtuquajturën white room. Kuptohet që nuk bëhet fjalë për dhomat moderne të zbukuruara nga arkitektët . Këto janë qeli të mirëfillta të cilat nuk kanë dritare ku gjithçka është krejtësisht e zbardhëllyer dhe e ndriçuar gjatë gjithë kohës me dritë artificiale ; muret janë të bardha , orenditë të bardha, ushqimi është i bardhë, pjatat dhe gotat të bardha.
I pari që ka pësuar këtë tip torture ishte Fakhravar . Ai është burgosur nga qeveria iraniane . Në shkrimet e tij denoncuese gazetari e quajti këtë : “tortura e bardhë” . Në lidhje me këtë rast Amnesty International raportoi se “ qelitë nuk kishin dritare , gjithçka ishte e bardhë. Perdornin si ushqim oriz të bardhë të hedhur në pjata kartoni të bardha. Nqse i burgosuri donte të përdorte banjën , duhet të kalonte poshtë derës një fletë të bardhë për të lajmëruar rojet “. Fakhravar e kishte rreptësisht të ndaluar të fliste me njeri. Rojet mbanin veshur këpucë që nuk bënin asnjë zhurmë .
Një tjetër gazetar tregon se ka pësuar të njëjtin trajtim . Ai tregon se tortura e vërtetë për të ishte pamundësia të çlirohej nga ky makth edhe pasi u lirua nga nga burgu. Pas kthimit në jetën normale gazetari kishte veshtiresi te jashtezakonshme dhe nuk arrinte te flinte .Pagjumësia po e shkatërronte plotësisht. Arriti te qetesohej dhe te flinte vetem me mjekime. Ndërkohë filloi te vuaj me një fobi të theksuar ndaj ngjyrës së bardhë.
Drita e bardhë e vazhdueshme solli çrregullim te ciklit gjumë – zgjim. Ky çrregullim shkaktoi axhitim dhe nervozizëm duke çuar në një deprivim psiko – sensorial për të dënuarit. Përkeqësimi i situatës erdhi gjithashtu dhe nga mungesa e kontakteve sociale me të tjerët. Në një dhomë krejt të bardhë truri ynë nuk arrin kurrë të qetësohet dhe kur ekspozimi bëhet për një kohë të gjatë efektet janë shkatërruese.
A thua për këtë arsye në shoqërinë e sotme gjithmonë e më tepër të stresuar dhe neurotike shumë persona e kompletojnë shtëpinë në ” total white ” ? .
(psikologjia për të gjithë) 9 /Tetor / 2016.