Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Efekti boomerang i shuplakave ndaj fëmijëve

Përse  ndonjëherë   ndodh  që  ti  qëllojmë  fëmijët  me  pëllëmbë ?

Ka  shumë  faktorë  që  “nxisin” përdorimin  e  denimeve  fizike  kundrejt femijeve,  mes  të  cilave : te  mesuarit  me  nje  edukim  te  bazuar  mbi  shuplakat  nga  prinderit  dikur,  predispozite  per  te  perdorur  force  fizike, si  dhe  nga  vete  kultura  së  cilës  i  përkasim.

Shpesh  denimi  fizik  vjen  kur  vete  prindi  gjendet  ne  nje  situate  te thelle  emocionale  trishtimi  ose  inati  turfullues  te  cilat  kane  tendencen  te  ulin  pragun  e  vetekontrrollit. Kjo  gje  mund  te  vije dhe nga  deshtimi  i  strategjive  edukative  që  kemi  përdorur  me  femijet.

Cilat  janë  pasojat  e  dënimeve  fizike ?

– Ne  zhvillim: Pjesa  me  e  madhe  e  femijeve  qe  peson  denime  fizike per  shkak  te  sjelljes  se  tij  agresive  zhvillon  nje  agresivitet  akoma  me te  madh  ne  te  ardhmen . Një  studim  i  Murray  Straus  kërkues shkencor  në  Universitetin  New  Hampshire  thotë  se:  shuplakat  ne te ndenjura  jane te lidhura  me  nje  rritje  te  sjelljeve  te  keqija  te  femijes  dhe  eshte  e  kunderta  e  asaj  qe  te  gjithe  mendojne.

…keto  rezultate jane koherente me nje numer te madh studimesh peer – reviewed me kualitet te larte – thote  Straus , i  cili  ka  analizuar tendencat  kriminale  të  studenteve  universitar  ne 15  vende  duke perdorur  9  matës  të  kriminalitetit.

– Per  sa  i  perket  QI (koeficientit  te  inteligjences):  Zhvillimi  i inteligjences  dhe  i  aftesive  konjitive  duket  se  pëson  demtime  nqse femija  eshte  rrahur  me  shuplaka  në  të  ndenjura  kur  ka  qenë  i  vogël. Kete  e  vë  ne  dukje  nje  studim, rezultatet  e  te  cilit  u  bene  publike  ne San  Diego  me  rastin  e  Konferences  Internacionale  te  Dhunes, Abuzimit  dhe  Traumes…

Sipas  këtij  kërkimi  kur  femijet  kane  pesuar  dhune  fizike  jane  te destinuar  te  kene  nje  koefiçent  intelekti  më  të  ulët  në  raport  me fëmijet  te  cileve  nuk  iu  kane  gjuajtur . Sipas  autorit  te  ketij  kerkimi edhe  pak  raste  goditjesh  me  shuplaka  ne  te  ndenjeura  mund  te ndikojne  dhe  te  sjellin  nje  ngadalesim  ne  zhvillim  dhe  ne  aftesite konjitive te femijes. E gjitha kjo tregon se truri yne nuk mbetet indiferent ndaj atyre elementeve qe duken se i perkasin vetem situatave te dimensionit fizik dhe  rupor…

 Si  konkluzion:

Femijes i gjuajme ne menyre qe te sjellim nje korigjim, por ne te vertete ai perveteson krejt tjeter gje…meson  se problemet mund te zgjidhen me dhunë  dhe nëse ne edukatoret dhe prinderit e tyre duam t’iu mesojme  femijeve vetekontrrollin nepermjet denimeve fizike marim teresisht nje rezultat te kundert, njesoj si rezultati  kur leshojme nje boomerang i cili kthehet mbrapsh.
Femija  meson  qe  udheheq  “ ligji  i  me  te  fortit” dhe  mendon se  eshte  e  drejte  ti  keqtrajtosh  femijet  me  te  vegjel…

Kujtojmë gjithashtu qe keqtrajtimi i femijeve rrit  mundesine qe kur te jene te rritur te kene nje koeficient te  ulet te inteligjences, më pak vetekontrroll , mund te zhvillojne  tendenca per ti thyer rregullat, vetevleresim te ulet, mardhenie jo te mira , mund te jene subjekt ndaj depresionit dhe shume me  teper me predispozite per ti dhunuar ata femijet e tyre kur te jenë prindër vetë . Dhe e fundit  qe  duhet  te kujtojme eshte se edhe disa shuplaka në të ndenjura konsiderohen një agresion i vertete fizik ndaj fëmijes.

Burime  bibliografike:

– Strauss MA. Corporal punishment and primary Prevention of phisical abuse. Child Abuse Neglect 2000;24;1109-14.
– Corporal Punishment and Its Effects on Children’s Cognitive and Social development, Murray A. Straus, Emily M. Douglas, Rose Anne Medeiros, 2013.

Tiranë/Qershor/2016

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe