Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Efekti boomerang i shuplakave ndaj fëmijëve
Përse ndonjëherë ndodh që ti qëllojmë fëmijët me pëllëmbë ?
Ka shumë faktorë që “nxisin” përdorimin e denimeve fizike kundrejt femijeve, mes të cilave : te mesuarit me nje edukim te bazuar mbi shuplakat nga prinderit dikur, predispozite per te perdorur force fizike, si dhe nga vete kultura së cilës i përkasim.
Shpesh denimi fizik vjen kur vete prindi gjendet ne nje situate te thelle emocionale trishtimi ose inati turfullues te cilat kane tendencen te ulin pragun e vetekontrrollit. Kjo gje mund te vije dhe nga deshtimi i strategjive edukative që kemi përdorur me femijet.
Cilat janë pasojat e dënimeve fizike ?
– Ne zhvillim: Pjesa me e madhe e femijeve qe peson denime fizike per shkak te sjelljes se tij agresive zhvillon nje agresivitet akoma me te madh ne te ardhmen . Një studim i Murray Straus kërkues shkencor në Universitetin New Hampshire thotë se: shuplakat ne te ndenjura jane te lidhura me nje rritje te sjelljeve te keqija te femijes dhe eshte e kunderta e asaj qe te gjithe mendojne.
…keto rezultate jane koherente me nje numer te madh studimesh peer – reviewed me kualitet te larte – thote Straus , i cili ka analizuar tendencat kriminale të studenteve universitar ne 15 vende duke perdorur 9 matës të kriminalitetit.
– Per sa i perket QI (koeficientit te inteligjences): Zhvillimi i inteligjences dhe i aftesive konjitive duket se pëson demtime nqse femija eshte rrahur me shuplaka në të ndenjura kur ka qenë i vogël. Kete e vë ne dukje nje studim, rezultatet e te cilit u bene publike ne San Diego me rastin e Konferences Internacionale te Dhunes, Abuzimit dhe Traumes…
Sipas këtij kërkimi kur femijet kane pesuar dhune fizike jane te destinuar te kene nje koefiçent intelekti më të ulët në raport me fëmijet te cileve nuk iu kane gjuajtur . Sipas autorit te ketij kerkimi edhe pak raste goditjesh me shuplaka ne te ndenjeura mund te ndikojne dhe te sjellin nje ngadalesim ne zhvillim dhe ne aftesite konjitive te femijes. E gjitha kjo tregon se truri yne nuk mbetet indiferent ndaj atyre elementeve qe duken se i perkasin vetem situatave te dimensionit fizik dhe rupor…
Si konkluzion:
Femijes i gjuajme ne menyre qe te sjellim nje korigjim, por ne te vertete ai perveteson krejt tjeter gje…meson se problemet mund te zgjidhen me dhunë dhe nëse ne edukatoret dhe prinderit e tyre duam t’iu mesojme femijeve vetekontrrollin nepermjet denimeve fizike marim teresisht nje rezultat te kundert, njesoj si rezultati kur leshojme nje boomerang i cili kthehet mbrapsh.
Femija meson qe udheheq “ ligji i me te fortit” dhe mendon se eshte e drejte ti keqtrajtosh femijet me te vegjel…
Kujtojmë gjithashtu qe keqtrajtimi i femijeve rrit mundesine qe kur te jene te rritur te kene nje koeficient te ulet te inteligjences, më pak vetekontrroll , mund te zhvillojne tendenca per ti thyer rregullat, vetevleresim te ulet, mardhenie jo te mira , mund te jene subjekt ndaj depresionit dhe shume me teper me predispozite per ti dhunuar ata femijet e tyre kur te jenë prindër vetë . Dhe e fundit qe duhet te kujtojme eshte se edhe disa shuplaka në të ndenjura konsiderohen një agresion i vertete fizik ndaj fëmijes.
Burime bibliografike:
– Strauss MA. Corporal punishment and primary Prevention of phisical abuse. Child Abuse Neglect 2000;24;1109-14.
– Corporal Punishment and Its Effects on Children’s Cognitive and Social development, Murray A. Straus, Emily M. Douglas, Rose Anne Medeiros, 2013.
Tiranë/Qershor/2016