Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Egoizmi i shëndetshëm si hapi i parë i altruizmit.
Nëse ke udhetuar me avion ke vënë re besoj se perpara shkeputjes se aeroplanit stjuardesa thotë në mikrofon; “ne rast emergjence do te shfaqen perpara jush maskat e oksigjenit . Mereni masken dhe vendoseni menjehere. Mbuloni hunden dhe gojen dhe merrni fryme normalisht. Pasi t’a keni vendosur mund te ndihmoni pasagjeret e tjere qe kane nevoje per ndihme .” Pjesa qe duam te nenvizojmë ne kete postim eshte ; perpara se te ndihmosh te tjeret duhet te ndihmosh vetveten. Ndoshta mund te mendojme se ky eshte nje gjest egoist, por ne realitet i perket sferes se egoizimit te shendetshem. Nqse ne jeten tende do jetoje ne nje gjendje te vazhdueshme paniku dhe hiperventilimi, mendon se vertete do ishe ne gjendje te ndihmoje dike tjeter ? Pavaresisht sesa dashamirese eshte nderhyrja jote me shume gjasa do te shkaktoje me shume dëme sesa te mira. “Sigurohu qe maska jote te jete e vendosur mire para se te ndihmosh grate dhe femijet”, eshte nje fraze e “forte”…shume e forte, por na ben te kuptojme mire sa shume rendesi ka qe ti vete i pari te jesh ne rregull dhe pasi te jesh ne rregull mund te ndihmosh një grua, një femije, një të moshuar , një grua shtatezane …
Ndodh keshtu edhe ne jete . Para se te ndihmosh te tjeret duhet te gjesh kohen dhe te sigurohesh qe “maska eshte e shtrenguar mire rreth fytyres tende”….Kjo do te thote që në jetë të kesh nje siguri financiare, fizike por mbi te gjitha mendore, shpirterore. Shume nga keto arritje kerkojne perpjekje edhe sakrifica shpesh te provuara ne vetmi ne lekuren tone , ne menyre edhe te dhimbeshme ndonjehere. Kujdes pra ! – pasi ke vendosur mirë masken qe nuk leviz dhe mund te fillosh te maresh fryme lirshem atehere behet nje “obligim” i yti , nje detyre e jotja te ndihmosh te tjeret te vendosin masken e tyre. Ashtu siç nuk duhet te ndjehesh keq nëse tregohesh egoist ne fillim, duhet te sigurohesh te jesh altruist më pas.
Ja pse duhet te jesh egoist pra ; – që të mund te sigurosh veten dhe nisur nga pozicioni yt i sigurte te vendosesh në siguri dhe te tjeret. Sepse nqse ti do te jesh i vetmi ne aeroplan qe merr fryme normalisht, rrethuar nga gjithe te tjeret pilote e pasagjere gjysem te pavetedijshem dhe te mjegulluar, shume shpejt do kuptosh qe vertete je teresisht i kthjellët vetë , por je drejt nje rruge qe mund të shpjerë drejt vetmise dhe katastrofes.
(psikologjia për të gjithë) 29/maj/2019