Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Një fenomen tërheqës që quhet “efekti biofili.”
Ky postim flet për një fenomen shumë tërheqës që quhet efekti biofili . Çfare do te thotë biofilia ? Tingellon si nje semundje tropikale, por eshte nje koncept shume i bukur dhe i dobishem per te hedhur pak drite mbi kompleksitetin e psikologjise humane. Erich Fromm, psicoterapeut dhe filozof qe jetoi nga 1900 – 1980, e perkufizonte “ terheqje e njeriut kundrejt natyres ”.
Pas Erich Fromm, biologu evoluzionist amerikan Edward O. Wilson, profesor universiteti ne Harvard, e rimori konceptin dhe formuloi hipotezen e biofilise (term qe vjen nga greqishtja e lashte). Wilson fliste per «nevojen njerezore per t’u lidhur me krijesat e tjera te gjalla”. Njeriu vjen nga natyra, gjendet brenda saj dhe ne marrdhenie te ngushte me natyren ka evoluar, prandaj duhet te konsiderohet pjese e pandashme e saj. Për Wilson, në fakt, qeniet njerëzore moderne do të tërhiqeshin ende nga ato pamjet natyrore që mundesonin mbijetesën e paraardhësve tanë : peizazhe me elemente si ; burimet ujore, vegjetacion i harlisur, pyjet drunore, horizonte të gjera që lejojnë t’a kesh nen kontrroll gjithe mjedisin perreth..
Kjo do të ishte “jeta” sipas biofilisë: me fjalë të tjera dhe pse jemi bërë urbane, të lidhur me kufje dhe internet gjatë gjithë ditës, të mësuar me triumfin e çimentos dhe shëmtisë, te shohesh stimuj natyrorë të tipit të lartpërmendur shkakton ende tek ne reagime te këndshme, ndërkohë që peizazhet shume artificiale shkaktojnë stres. Duket një diskutim idealist, por disa studime kanë provuar këtë prirje ; kane vleresuar për shembull nivelin e relaksimit psikofizik dhe të hormoneve të stresit te ata persona qe jane ne kontakt me peizazhe të llojeve të ndryshme. Studimet që janë marrë me fenomenin e biofilisë na tregojnë se psika jonë dhe madje edhe shëndeti ynë fizik do të ndikoheshin pozitivisht . Ndërkohë, ne vetë mund të bëjmë sadopak diçka me qëndrimet tona : Le t’a rrethojmë veten, në shtëpitë tona, me imazhe te natyres se qete, te bute, relaksuese , tërheqëse, që i kenaqin shqisat tona. Biofilia do te thote te rilidhemi me rrenjet tona qe gjenden ne natyre dhe nuk rriten ne çimento. Bejme sa më shumë eksperienca ne vende te hapura , ne jeshillekun e bollshem te natyres, ne bukurine e saj qetesuese, çliruese, ç’lodhëse, shëruese. Është një dhuratë e vogël që mund t’i bëjmë vetvetes, për të restauruar psiqikën.
(psikologjia per te gjithe) 5/qershor/2019