Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Eksperiment psikologjik me karamele.Të pres apo ta ha tani ??
Fëmijë 4 vjeçarë kanë në tavolinë një karamele të cilën mund ta “kullufisin” menjëherë, por nqse presin 15 minuta pa e ngrënë atë , do të përfitojnë një karamele tjetër .Ky është një test shumë i famshëm i psikologjisë ideuar nga psikologu Valter Mischel në Amerikë i njohur si: “eksperimenti i marshmallow “. Bëhet fjalë për një situatë eksperimentale të thjeshtë dhe elegante.
Ky eksperimentim tregon shumë mbi aftësinë për të pritur dhe vetëpermbajtjen si dhe mbi mënyrën se si e perceptojmë mjedisin.
Të gjithë fëmijët që marin pjesë në test reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj ofertës që ju bën eksperimentuesi. Disa e hanë karamelen sapo mbeten vetëm në dhomë, disa të tjerë i mbajnë erë gati,.. gati e përkëdhelin dhe në fund dorëzohen .Të tjerë luajnë me flokët , fërkojnë sytë dhe në fund arrijnë ti rezistojnë tentacionit për ta ngrënë karamelen.
Të dish të presësh.
Fëmijët që arrijnë të marin karamelen e dytë (pra që nuk e hanë të parën para kohe) janë ata që nuk fiksohen te karamelja që kanë përpara dhe e spostojnë vëmëndjen e tyre diku gjetkë. Edhe fëmijëve që ju thuhet të imagjinojnë sikur karamelja është fallco arrijnë të presin.Për të kontrrolluar veten në të tilla raste është e rëndësishme të spostojmë vëmëndjen gjetiu, të distancohemi nga ajo që na intereson duke menduar në një mënyrë të re.
Mischel e bëri këtë eksperiment me më shumë se 600 fëmijë dhe ajo më interesantja është se ka vlerësuar aspekte të ndryshme të personalitetit të këtyre fëmijëve ndër vite , kur fëmijët ishin rritur dhe bërë adoleshent.
Çfarë doli nga studimi ?
Fëmijët që e kishin ngrënë karamelen menjëherë ose pothuajse menjëherë, ishin bërë adoleshentë mbi peshë, të pasigurtë, me vështirësi në përqëndrim, në kontrrollin mbi impulset dhe në ruajtjen e një miqësie.
Fëmijët që kishin arritur të prisnin dhe të mos e hanin menjëherë karamelen, tani që ishin adoleshentë konsideroheshin nga prindërit si të rinj të aftë të planifikonin kohën e tyre dhe të përballonin situata stresante , të besueshëm, kishin më shumë miq dhe rezultate të mira në mësime në krahasim me ata që nuk kishin mundur të prisnin.
Studiuesi i rithirri fëmijët e karameleve dhe një herë tjetër pas 40 vjetësh dhe sërish ai që në moshën 4 vjeç kishte qënë impulsiv dhe i pa aftë të ndiqte një strategji për të mos reaguar me vrrull, kishte mbetur pothuajse njësoj identik si 40 vjet të shkuara.
E gjitha kjo tregon se të kontrrollosh emocionet është një aftësi komplekse dhe stabël në kohë . Kjo ndërthuret me mënyrën se si ne e perceptojmë veten dhe çfarë po na ndodh me objektivat që i vendosim vetes. Gjithashtu dhe me mënyrën se si hyjmë në relacion me tjetrin.
Pjesa më surprizuese është studimi i ri i shfaqur kohët e fundit. Kërkues shkencor të Universitetit të Rochester e ripropozuan testin e karameleve por të modifikuar. Sdudimi shtoi dhe konkluzionin se kontrrolli i emocioneve dhe të dish të presësh varen të paktën një pjesë e tyre nga ajo çfarë ne parashikojmë se do të bëjnë të tjerët. Ja më konkretisht : – Një fëmijë në bazë të eksperiencave të kaluara ka të drejtë të mendojë ; ”nuk kam pse të besoj te eksperimentuesi i rritur dhe kështu nuk e besoj që ai do të më sjellë si çmim një karamele të dytë nqse do pres për ta ngrënë të parën, kështu që nuk pret…Shkurt le të themi: fëmijës në këtë rast i duket e kotë të presë sepse bie ndesh me objektivat e tij.
Në qoftë se nuk ka besim kundrejt vendit ku ndodhemi, të presim nuk shërben për asgjë dhe ta hamë menjëherë karamelen është gjëja më e mirë.
Info: Mischel W.,Ebbesen E.B.&Rasoff Z .A.(1972)Cognitive and attentional mechanisms in delay of gratification. Journal of Personality and Social Psychology .