Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Eshtë shumë e vështirë të jesh i thjeshtë !
” Nuk i dua psikologët që i mëshojnë pa limit faktit që psikologjia është shkencë dhe nuk gjejnë as edhe një çast të vetëm përunjësie për të kuptuar se në rastet më të mira është një “ide arti”, pra nuk kopjohet por prodhohet në mënyrë krijuese “. Me Ego – n të fryrë tullumbac si shkencëtarë të mëdhenj japin opinione majtas e djathtas , ndjehen të zotët dhe sillen me mëndjemadhësi . Ky eshte një nga gabimet tipike ose të pakten i pari në listën e pesë gabimeve klasike që hasen më shpesh në këtë profesion.
Personalisht kam një nevojë absolute të mbështetem fort mbi thjeshtesinë empathinë dhe përkushtimin sepse ndryshe do të ndjehesha e pa sigurtë . Ka shumë mundësi që pikërisht për këtë arsye zgjodha të sjell këtë pjesë nga shkrimet e një profesionisti të kësaj fushe :
….“Mësuesit e mi më të mirë kanë qënë persona normal që kishin hequr në kurrizin e tyre gëzimet dhe hidhërimet e jetës . Duke hyrë në kontakt me ta , kisha ndjesinë që ishin persona me një thjeshtësi të pashoqe, që shkonin drejt e në thelbin e gjërave dhe nuk mernin shumë në konsideratë aspektin e jashtëm:
– Një herë madje e ngatërrova nipin e Jung – ut , që është një psikoterapeut i vjetër zvicerano – gjerman me një roje të një vile në fshat ku prisnim që ai të mbante një konferencë. Më erdhi përballë me një këmishë të kuqe me kuadrata dhe me një fytyrë gjithë mirësi e thjeshtësi që vetëm kur më foli me theks gjerman kuptova që ishte ai që do të na fliste më vonë për fëmijërinë pranë gjyshit të tij aq të famshëm.
Disa vite më vonë më duhej të takoja për herë të parë si pacient një analiste me famë në qytet. Gruan e thjeshtë dhe të zakonshme që më hapi derën , unë e mora për “gruan e shërbimit” dhe isha gati ti thoja që të lajmëronte të zonjën e shtëpisë që kisha ardhur,…kur ajo për fat nxitoi dhe u prezantua duke më kursyer figurën e keqe që mund të bëja sepse kuptova që analistja që po kërkoja ishte ajo vetë.”
Psikologjia është shkencë por si thotë Poincaré :” shkenca ndërtohet mbi fakte , si shtëpia mbi tulla; por një grumbullim faktesh nuk është shkencë, ashtu si një mal me tulla nuk është një shtëpi “… kështu që e lemë mënjanë madhështinë se dhe shkencëtarët në përgjithësi nuk kanë kohë të krekosen….♥♥
(psikologjia për të gjithë) 19/shkurt/2017