Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Si janë banorët e këtij vendi ?
Shumë kohë perpara Freud – it dhe Jung- ut mekanizmat e mendjes njerezore i kanë shtjelluar dhe përcjellë tregimet popullore .
“Diku andej nga Lindja e mesme një plak i mënçur ishte ulur në breg të një oazi në hyrje të qytetit. Një djalë i ri iu afrua dhe e pyeti : “ Nuk kam qenë asnjëherë nga këto anë . Si janë banorët e këtij vendi ?”
Plaku iu përgjigj po me pyetje: “ Si ishin banorët e qytetit nga vjen ?”
“Egoistë dhe të këqinj, prandaj dhe jam i kënaqur që ika nga aty.”
“Kështu janë dhe banoret e këtij qyteti ! ”, iu përgjigj plaku i mënçur.
Pak me vonë , një djalë tjetër iu afrua plakut dhe i bëri të njëjtën pyetje:
“ Sapo kam mbërritur në këtë vend. Si janë njerezit e këtij qyteti ?” Plaku iu përgjigj me te njejten pyetje : “ Si ishin banoret e vendit nga vjen ?”
“Ishin te mirë, dorëlëshuar, mikpritës dhe te ndershëm . Kisha shumë miq dhe u mërzita shumë që i lashë.!” Edhe banoret e ketij vendi kështu janë !” – iu pergjigj plaku.
Nje tregtar qe kishte shpënë devetë aty pranë për të pirë uje e kishte degjuar biseden dhe kur djali i dyte u largua iu drejtua te moshuarit me një ton të sertë :
Si mund te japesh dy pergjigje krejt te kunderta per te njejten pyetje që të bënë dy djemtë ?
“ Biri im “, iu pergjigj i moshuari,” gjithsecili mbart ne zemer atë që është. Kush nuk ka gjetur asgjë te mire ne te shkuarën , nuk do gjejë asgje të mirë as ketu.
Përkundrazi , ai që kishte miq të mirë në qytetin tjeter , do gjejë edhe ketu miq të mire e besnik. Sepse ta dish , çdo krijese njerezore eshte e afte te shohë te tjetri atë që ka ne zemrën e tij “.
Në jetë gjejmë gjithmone atë që presim të gjejmë…sepse çdokush projekton së jashtëmi atë çka gjendet brënda tij.
21/shkurt/2017 (tregime terapeutike)