Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Jepu një shans djemve !
Jemi të bindura (ne femrat) se ekziston personi perfekt për ne dhe se herët a vonë do gërmojmë dhe do ta gjejmë edhe pse është fshehur mes miliona njerezve. Çështja është se , kerkimet mund të na dështojnë dhe të mos e gjejmë dot njeriun perfekt .
Te mos gjesh burrin perfekt nuk do të thotë që gjithë të tjerët janë per tu hedhur poshtë ! Maredheniet në dashuri nuk janë kurre bardh e zi. Keshtu që nqse ke gjetur nje person qe te pelqen , nuk eshte fundi i botes nëse nuk eshte nje gjeni apo nuk ka nje makine luksoze .
Le te themi te verteten dhe mos t’i vijmë verdalle argumentit ; – mos ndoshta valle fakti qe nuk pelqen askënd ( sepse jo në lartesine e duhur) eshte me shume nje tregues qe na thote se nuk ndjehesh ende gati dhe ke frike te perballesh me nje lidhje serioze te pjekur dhe qe kerkon impenjim ? Kjo nuk do të thotë ta ” ulesh stekën ” e kerkesave të tua dhe te kenaqesh me te parin qe kalon , por te stabilizosh se cilat janë kerkesat e tua te diskutueshme dhe cilat jo. Jepu një shanc djemve dhe leri të lirë të prezantohen ashtu si janë pa i gjykuar. Kjo të ndihmon të mos biesh preh e ndonjë mashkulli genjeshtar dhe narcistik . Ndërkohë që po mendon ti rishohësh kërkesat e tua strikte hidhi një sy dhe këtij tregimi të shkurtër !
Gruaja perfekte.
” Nastradini po bisedonte me një mikun e tij. – “ po hë vëlla , a ke menduar të martohesh ? ” – Kam menduar , posi jo ! – iu përgjigj Nastradini. “ Kur isha i ri , vendosa të njihja gruan perfekte. Kapërceva shkretëtirën arrita në Damask dhe njoha një grua besimtare dhe shumë të bukur ; por nuk ia kishte haberin botës. Vazhdova udhëtimin dhe mbërrita në Isfahan ; aty takova një grua që njihte mbretërinë e materies dhe shpirtit , por nuk ishte e bukur. Atëherë vendosa të shkoja deri në Kairo, ku darkova në shtëpinë e një gruaje të re , të bukur, besimtare dhe eksperte e realitetit material ”. “ Po pse nuk u martove me të ? ”. Ah, miku im i shtrenjtë, fatkeqësisht edhe ajo kërkonte një burrë perfekt !” ♥ ♥ (Gruaja perfekte nga Paulo Coelho)
(tregime terapeutike )