Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Fat apo ters , asnjëherë nuk i dihet !
Në të vërtetë jeta është e pasur me mundësira që në shumicën e rasteve ne nuk arrijmë ti shohim dhe ti shfrytëzojmë sepse ndalojmë vetëm në anët negative të saj . Një histori fare e thjeshtë na tregon se si një fatkeqësi në dukje mund të transformohet në mbarësi vetëm po ditëm të shohim mirë brënda saj.
” Tregon një herë një histori popullore e vjetër kineze për një fshatar të moçëm. Fshatarit një mëngjes ju arratis kali me të cilin punonte tokën . Kur morën vesh lajmin fqinjët i vajtën në shtëpi për ti treguar keqardhjen e tyre në këtë moment tersllëku kaq të madh për të. – ” Fat apo ters, e ku i dihet “?! – ju tha fshatari i vjetër fqinjëve. Të nesërmen në fakt kali u kthye në stallë; e kishte kaluar natën në mal dhe duke u kthyer në luginë e kishin ndjekur nga pas një tufë me kuaj të egër. Fqinjët menjëherë i vajtën në shtëpi për ta uruar për fatin e jashtëzakonshëm që pati ! “ Fat , jo fat ku i dihet “?! – mërmëriti përsëri plaku.
Po atë ditë i biri i hypi kalit më të fuqishëm dhe të egër , për t’a zbutur që më vonë të punonte tokën me të. Ndërkohë që po përpiqej t’a zotëronte , kali turfulloi me vrik dhe djali u rrëzua e theu njërën këmbë. Përsëri fshatarët vrapuan në shtëpinë e plakut për t’i qarë hallin për fatkeqësinë që e zuri , por edhe kësaj here plaku i moçëm nuk e dha veten dhe tha vetëm ; – “ fat apo fatkeqësi nuk i dihet “?!
Ndodhi që në Kinë shpërtheu një luftë e tmerrshme dhe krerët e ushtrisë që shkonin fshat më fshat për të marrë ushtarë, kur e panë djalin e plakut me këmbën e thyer nuk ndaluan fare por kaluan në shtëpitë e tjera të fshatit .”
Të moçmit tanë fjalëpak i dëgjoje jo rrallë të përsërisnin ; ” mos u gëzo o i gëzuar, mos u hidhëro o i hidhëruar ! “, – ishte njësoj si të kishin treguar këtë histori .♥
(tregime terapeutike) 11/tetor/2016