Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Fjalët në konsultën me psikologun.

 

Në  marrëdhënien  psikoterapeutike, sigurisht, biseda  është  edhe  më  delikate  dhe  e  rëndësishme. Nevojiten  jo  vetëm  të  thuhen  fjalë  të  kujdesshme, por  edhe  autentike. Psikoterapia  ushqehet  me  të vërtetën *. Doktori – psikoterapeut  duhet  të  dijë  të  përfshihet, të  mirëprese dhe  t’a  dojë  sinqerisht pacientin  e  tij, por  duke  qëndruar  jashtë  perfshirjes  që  të  shpie  në  identifikim.* Duhet  të  ndjejë  empathi, jo  simpati, të  jetë  aleat, jo  bashkëpunëtor. Duhet  të  dijë  që  ndodhet  përpara  një  personi  unik  në  botë  dhe  te  paperseritshem  dhe  te  ndjeje  emocion, mirënjohje  dhe  interesim para  individit  që  ka  zgjedhur  pikerisht  atë.*

Duhet  të  dijë  te  zhytet  në  këtë  përvojë  i  gatshem  të  mësoje  dhe  te  ndryshoje prej  pacientit  te  tij. Vetëm  keshtu  kjo “aventure” mund  të  shnderrohet  ne  një  udhëtim  me  shpirt, terheqes  dhe  krijues, bazuar  në  një  shumëllojshmëri  gjuhësh , ku  qielli  mund  të  takojë  tokën, shkenca  poezine  dhe  takimi  të  bëhet  një  vepër  autentike  dhe  shpëtimtare  arti,  megjithëse  e  kufizuar  mes  dy  personash.*Fjalët  e psikoterapisë  janë  ilaç  dhe  vete  personi – mjek  është  ilaç  dhe  si  te  tilla  mund  të  shërojnë  ose  helmojnë. Zgjidheni  me  kujdes  doktorin  psikoterapist  sepse  mund  t’ju  shoqërojë  në   udhëtimin  më të  rëndësishëm  dhe  më   interesant  të  jetës  suaj *.

(*****Asterixet e kuq jane te gjithe per t’u shtjelluar.Per  te  mos  zbehur  qartesine  e  mesazhit  qe  percjell  ky  paragraf, i  lashë për  një herë tjeter.)

(psikologjia per te gjithe)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe