Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Fjalët NUK i mer era !
Fjalët janë thelbësore dhe përbejnë bazën e marrëdhënieve tona. Shumë studime kanë treguar se fjalet shkaktojne disa reaksione ne trurin tone. Ato shkaterruese psh, rrisin prodhimin e hormonit te stresit, ndersa ato pergezuese, sjellin nje sekretim te shtuar te hormoneve te kenaqesise. Shpesh degjojme te perseriten fraza si : “fjalet i mer era”, “ nuk te gjen gje nga fjalet”, nen driten e teorise se zhvillimit te gjuhes gjate periudhes se shek te XX. Sot e dime mire qe fjalët janë mjete të vërteta komunikimi dhe njerëzit janë “fjalime shëtitëse”.
Të gjithë perbëhemi prej fjalësh, të cilat nuk janë asgjë tjetër përveçse materializimi i ideve dhe idetë materializojnë kulturën. Nderveprojme me veten, me të tjerët dhe me mjedisin nëpërmjet kulturës, ideve dhe fjalëve. Për këtë arsye, këto të fundit janë pjesë e thelbit të qenies njerëzore, me një ndikim shumë të rëndësishëm.Te vetmet fjale qe i mer era jane ato qe nuk na interesojne, ndersa ato qe kane te bejne me ne apo me ngjarjet tona, padyshim qe vlejne. Ato nuk fluturojne tutje, por qendrojne aty , duke modeluar ndjesitë, emocionet tona, deri sa arrijne ne koshiencen tone. Mund te themi qe shprehjet verbale jane te rendesishme aq sa faktet.
Gjuha dhe impakti i saj mbi trurin. Një nga supozimet më interesante të neuroshkences pohon se çdo fjalë gjeneron reagime të ndryshme në tru. Shprehjet pozitive dhe negative shkaktojnë ndryshime të matshme. Një nga studimet më gjithëpërfshirëse në këtë drejtim është ajo e kryer nga psikiatrit Mark Waldman dhe Andrew Newberg, autorët e librit “Fjalët mund të ndryshojnë trurin tuaj.” Libri tregon disa reagime kurioze të trurit të shkaktuara nga fjalët “po” dhe “jo”. Kur një fjali fillon me fjalën “jo”, truri fillon të leshoje më shumë kortizol, hormon stresi. Nga ana tjetër, nëse fraza fillon me “po”, shihet një prodhim më i madh i dopaminës, hormonit të kenaqesise. Në perputhje me kete , një studim i kryer nga Universiteti Friedrich Schiller ka treguar se shprehjet dashamirëse dhe pozitive aktivizojnë korteksin prefrontal të trurit, një zonë të lidhur me vetëvlerësimin dhe vendimmarrjen emocionale.
Fjalet pozitive dhe negative. Quajmë “fjalë negative” ato që percjellin një mesazh të dhunshëm ose agresiv dhe që, në një mënyrë apo tjetër, rezultojne shkatërruese. Me sa duket, ato kanë një ndikim shumë më të fortë dhe më të qëndrueshëm sesa shprehjet pozitive. Mjafton te mendojme qe leximi i nje liste me fjale negative, rrit nivelin e ankthit. Shembull per kete jane fjalet “vdekje, semundje, trishtim, dhimbje, varferi, etj.
Disa studime argumentojnë se efekti i një fjale negative nuk është i njëjtë me atë të një fjale pozitive. Ky aspekt është veçanërisht i theksuar kur termi negativ në fjalë i drejtohet shprehimisht personit dhe karakteristikave të tij. Për të dobësuar efektin e një fjale negative, ne kemi nevojë të paktën per pesë pozitive. Nuk mjafton një justifikim, duhet shume me teper se kaq. Fenomene interesante janë vërejtur edhe në vendin e punës. Psh, është parë se nëse një punonjës merr fjale vlerësuese për punën e tij, ka predispoziten të lidhet gjithnje e me shumë me punën dhe është më bashkëpunues dhe produktiv.
Bejme kujdes me ato qe themi.
Një person arrin te thote 70,000 fjalë në ditë. Duke qenë një veprim i shpeshtë dhe i përditshëm, nuk mund ta nënvlerësojmë. Në fund të fundit, fjalët janë esenca jonë dhe formojnë bazën e marrëdhënieve tona. Përdorimi korrekt i fjalëve ka potencialin e madh të përmirësoje ose përkeqësoje jetën tone.Eshtë shumë e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje pra mënyrës së përdorimit të gjuhës, mbi të gjitha në situata të tensionuara, konflikte apo pakenaqesi.. Në këto raste, nuk duhet t’i kushtojmë vëmendje vetëm asaj që iu themi të tjerëve, por edhe asaj që i themi vetes. Ndonjëherë, thjesht kemi nevojë për një çast heshtjeje për të gjetur fjalet e duhura për të shprehur më mirë atë që mendojmë apo ndjejmë.
Fuqia e fjalëve është me të vërtetë e madhe. Psikologu kolumbian Carlos Cuéllar na sygjeron që të fillojmë dhe të mbarojmë ditën duke falenderuar që jemi gjallë. Ky gjest i thjeshtë është i mjaftueshëm për të përmirësuar ndjeshëm shëndetin tonë fizik dhe mendor. E transformojmë gjuhën tonë ne një aleat për mirëqenien tonë personale dhe jo ne një kurth.
(psikologjia per te gjithe) 1/dhjetor/2018