Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“Fol nëse dëshiron që unë të të njoh”
(Dikur të vegjël shpesh “idhnoheshim” me shoqet dhe rrinim dite të tëra pa folur me njera – tjetren. Zemerimi dhe shqetesimi i diteve pa folur ia linte sakaq vendin harese dhe gezimit pa kufi kur “pajtoheshim” sërish.*)
Te mos i flasesh dikujt ne shenje “denimi”. Ndonjehere vendosim te mos i flasim dikujt per t’a “denuar”. Kjo eshte nje strategji qe shume persona e zgjedhin per te “shprehur” zemerimin e tyre, mosaprovimin, ose per te qortuar dike…
Sa efikase është kjo metodë për te kapercyer nje problem ose sa vlen per te ndryshuar nje person. Pse te zgjedhim të mos flasim kur zemërimi na pervelon brenda?
Vendosja e dialogut me dikë nuk është gjithmonë i lehtë, sidomos kur ka një konflikt ne mes, i cili duket se nuk ka zgjidhje. Gjithesesi, nqse në vend që të perballemi drejtpërdrejt me argumentin zgjedhim të mos ia drejtojme fjalen tjetrit, krijojme nje tension te metejshem. Mosmarrëveshjes se pazgjidhur i shtohet një ngerç i komplikuar që mund të shnderrohet ne një inkubator te vërtetë ku shumohet helmi.
Megjithatë shumë, nuk kanë interes t’a zgjidhin konfliktin përmes dialogut. Në fund të fundit, duan që tjetri t’i nenshtrohet kendveshtrimit te tyre kështu që përdorin heshtjen si ndëshkim, derisa heshtja te rezistoje. Ky nuk eshte gje tjeter veçse një qëndrim fëminor* dhe aspekti më i keq është se nuk na çon asgjëkundi, veçse në një kënaqësi egoiste.
Te denosh dike duke mos i folur. Arsyet; Ka shumë argumente që mbrojnë idenë se te mos flasesh me dikë është e drejtë. Në fund të fundit, qëllimi është të ndëshkojmë personin dhe t’i leme te kuptoje qe duke mos i folur jemi duke i treguar qe nuk e miratojme qendrimin e tij. Por pse të mos ia themi gjerat ne vend qe te zgjedhim te mos i flasim fare ? Arsyet kryesore të nxjerra nga ata që zgjedhin këtë opsion janë:
1) Me mire nuk flas fare me nje person sesa te linde ndonje debat dhe te shahemi keqas…2) Ky njeri nuk më dëgjon. I kam kerkuar shume here te ndryshoje, por nuk ka funksionuar …pra, më mirë nuk i flas më. 3) Ai duhet të më kërkojë falje për atë që ka bere dhe ka thënë,..po nuk e beri kete nuk kam ndermend t’i flas. Pse te flasim kur gjithçka kthehet aty ku e kemi nisur ? Më mirë nuk i flas ne menyre qe te kuptoje se nuk kam ndermend te heq dore. Në të gjitha rastet thuhet se heshtja është alternativa më e mirë për të shmangur konfliktin. Për një arsye apo tjetër, fjalet u panë qe nuk vlejten. Pra vendoset keshtu që të mos flasim me dikë në mënyrë që kjo të kuptohet si ndëshkim dhe për rrjedhojë, tjetri të ndryshoje qëndrimin e tij.
Te vendosesh te mos i flasesh më dikujt eshte sjellje agresive.
Heshtja mund te kete nje mori kuptimesh, disa prej te cilave jane realisht te dhuneshme. Te mos i flasim me dikujt korenspondon me formen e nje sjelljeje pasivo – agresive. Kjo do të thotë qe po sulmoni tjetrin, por në mënyrë implicite. Shumicen e kohës, ky qëndrim është po aq ndoshta edhe më i dëmshëm se agresioni i drejtpërdrejtë, sepse heshtja përfaqëson një boshllek të dukshem sidoqe ta interpretojme.
Për ata që nuk i flasin me dikujt, arsyet janë të qarta. Ekziston gjithashtu një synim i paracaktuar lidhur me epilogun në të cilin kjo situatë duhet të çojë.Por gjithë atyre që përdorin këto strategji, duhet t’i pyesim: a jeni te sigurte se tjetri e kupton vertete domethënien e heshtjes suaj? A mendoni vertete se menyra me e mire qe te ndryshojne gjerat apo situaten me tjetrin eshte te mos dialogoni më me të? Heshtja e rrit largesine.. Dhe largesia zakonisht nuk eshte një aleat i mirë për të kuptuar ose për të rivendosur lidhjet e thyera ose të dëmtuara. Perkundrazi hendeku rritet më tej.
Nga ana tjetër, te mos i flasim dikujt mund të funksionojë përkohësisht. Tjetri e percepton kete forme “denimi” dhe reagon; kthehet per te kerkuar falje dhe premtuar se do te ndryshoje dhe do beje ate qe duam ne. Megjithatë, me kalimin e kohes, zemerimet e vogla mund te zmadhohen. Rralle rastis që heshtja te zbuse konfliktin themelor ose t’i hape rrugë zgjidhjes së tij.Në më të shumtën e rasteve ajo e “mbulon” atë.
Përdorimet pozitive të heshtjes. Është gjithashtu e vërtetë që ndonjëherë është më mirë të mos flasesh.; psh kur jemi shumë të ngazëllyer. Zemërimi gjithashtu çon në ekzagjerim dhe nxit dëshirën për të lënduar tjetrin, në vend që të nxisë thenien e asaj qe mendojme apo ndjejme me të vërtetë .Duke u nisur nga këto supozime, nuk ka asgjë më të mirë sesa të mos flasësh për të rifituar vetepermbajtje. Në të tilla rrethana , behet fjale per një vendim inteligjent.
Nga ana tjetër, siç e kemi thënë tashmë, mos te flasim për të ndëshkuar ose që personi tjetër te “dorëzohet” rrallë sjell rezultate të mira. Ndonjëherë duhet të përballemi me sfidën që nënkupton shprehjen e inatit ose të zemërimit tonë, por pa e lënduar tjetrin. Zgjidhja nuk është që të mos flasim, por të përpiqemi dhe të gjejmë mjetet për të ndërtuar ura për mirëkuptim. Mungesa e dialogut mund t’a bëjë tjetrin të hape rrugë, por kjo nuk do të thotë që konflikti zhduket. Nga ana tjetër, mund të ndodhë që nga nje top i vogel problemi te shnderrohet ne nje ortek.
Ndoshta do të mjaftonte të krijonim kushte më të mira për dialog, ose një mënyrë tjetër për të shprehur mosmiratimin tonë. Ndonjehere berja e mjedisit më të ngrohtë dhe më të dashur ndihmon për të ringjallur komunikimin.Duke folur me zemër, gjithmonë duke ndjekur sentimentet tona, atë që ndiejmë ne dhe jo atë që besojme se ndjen tjetri jemi te sigurte qe nuk do te shkaktojme kurre dëme. Le t’a provojme..
(psikologjia per te gjithe)