Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Sa më shumë të ankoheni për problemet tuaja,aq më shumë ato shtohen!
Kur një insekt ngec në rrjetën e merimangës e zë paniku. Insekti mundohet me të gjitha forcat te çlirohet prej rrjetes, por levizjet që bën, në vend që ta lirojne, e ngaterrojne akoma dhe më keq nëpër fijet e rrjetes.Kjo gje rezulton fatale per jeten e tij, pasi merimanga e ndjen qe ai ka rënë ne rrjet. Ky model përsëritet edhe në jetën tonë. Ndonjëherë bëhemi burgosësit e vetes dhe, në përpjekje për t’u arratisur, ngaterrohemi akoma dhe me keq ne rrjeten qe kemi ndertuar perreth nesh. Krijojmë, pa e kuptuar, qorrsokake, që na mbajnë të bllokuar në një situatë që na dëmton ose shkakton parehati. Në psikologji kemi te bejme me nje sjellje qe quhet laku i dyfishte (nyje e lidhur dy here) psikologjik.
Çfare eshte dopio laku psikologjik ?
Laku i dyfishtë psikologjik është një situatë ne te cilen sa më shumë përpiqemi “të zgjidhim” një problem, aq më shumë e komplikojmë, sa më shumë përpiqemi të çlirohemi nga një emocion ose një mendim, aq më shumë i forcojmë ato.
Alan Watts përmblodhi me mjeshtri idenë e dopio lakut (nyjes)psikologjike : ” te krijosh një problem duke u përpjekur t’a zgjidhesh atë, të pikellohesh pse je duke qare dhe te frikesohesh sepse ke frikë.”Ne vetë krijojmë një situatë nga e cila nuk mund të dalim fitimtarë sepse çdo përpjekje per t’u arratisur përforcon problemin ose krijon pengesa të reja. Besojmë se po kërkojmë rrugë shpëtimi, por në realitet bëjmë gjithçka për t’i fshehur ato.
Si funksionon dopio laku psikologjik?
Ankesat janë një shembull i përsosur për të kuptuar se si vepron laku i dyfishtë psikologjik në jetën tonë të përditshme. Te ankuarit jo vetëm që shpreh një gjendje pakënaqësie, por shumëfishon edhe vështirësitë sepse përqendrohemi vetëm në pengesat dhe pasojat negative të faktit për të cilin ankohemi.
Ankimi është si të vendosësh një fasho të zezë mbi sytë, kur ke deshire të shohësh ngjyrat e botës. Krijimi dhe zhvillimi i nje panorame negative të asaj që ka ndodhur, na pengon te gjejme zgjidhjen sepse mendja jonë shnderrohet në nje fabrikë problemesh.Kur kapemi pas ankesave, gjithe gjerave qe kane shkuar keq dhe atyre qe mund te shkojne keq e denojme veten me qendrim ne vendnumero.. Ankimet na bejne qe problemit t’i shtojme edhe problemin e qendrimeve kundrejt rrethanave, përveç negativitetit mendor që na pengon të gjejmë zgjidhje. Për këtë arsye, te ankuarit krijon një rruge pa krye, një lak psikologjik të lidhur dy here.
Natyrisht, ka shumë situata të tjera të jetës së përditshme, në të cilat e lidhim veten koke e kembe. I tille eshte psh rasti i mendimeve te vazhdueshme negative. Kur duam te heqim nje mendim te padeshiruar nga mendja jone,tentativa per te pushuar se menduari aktivizon nje mekanizem hipervigjilence qe e forcon akoma dhe me shume ate mendim.Eshtë një betejë e humbur paraprakisht sepse biem në grackën që ne synojmë për veten tonë. Sa më shumë që përpiqesh të mos mendosh për “ariun e bardhe” aq më shumë do mendosh për të.
Çdo here qe shqetesohemi per shqetesimin, kemi frike nga ankthi apo deshperohemi sepse jemi te trishtuar, jemi duke krijuar nje situate nga e cila eshte e pamundur te dalim,sepse nuk mund te zgjidhim nje problem me te njejtin mentalitet me te cilin eshte krijuar.
Si t’a zgjidhim nyjen e dyfishte psikologjike ?
Çelësat, ose të paktën njëri prej tyre, gjendet në mos – veprim ose në parimin Wu – Wei; domethënë, lere qe gjithçka të ndjekë rrugen e saj te natyrshme. Nëse nuk përpiqesh të heqësh një mendim nga mendja, herët a vonë do të zhduket vetvetiu, sepse rrjedha e natyrshme e mendjes përfshin kalimin nga një mendim në tjetrin pa u kapur pas askujt në veçanti. Një studim i kryer në Universitetin e Wisconsin zbuloi se njerëzit që përpiqen të shtypin medoemos mendimet e padëshiruara, përfundojnë më shumë te stresuar nga të njëjtat mendime që ata duan të eliminojnë. Në të kundërt, ata që pranojnë natyrshem këto mendime ndërhyrëse janë më pak të obsesionuar prej tyre dhe si rezultat, vuajnë më pak nga ankthi dhe kanë nivele të ulta depresioni. Një tjetër studim më i fundit i kryer në Universitetin e Torontos zbuloi se i njëjti princip zbatohet për gjendjen emocionale. Pranimi i ndjenjave negative zvogëlon intensitetin e tyre, duke na lejuar që t’a kthejmë më shpejt faqen dhe të vuajmë më pak.
Prandaj, nëse nuk ushqejme frikë nga frika, shqetësim nga shqetësimi ose trishtim nga trishtimi, ato emocione do të vijne duke u zhdukur, si retë qe i shpërndan era. Duhet te aplikojme pranimin radikal, duke marrë një qëndrim shkëputjeje mendore ku te ndahemi nga mentaliteti qe krijoi problemin,ne menyre qe t’a zgjidhim ate.
(psikologjia per te gjithe) 21/janar/2019