Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Forca komunikuese e metaforave në psikologji.

 

 Metaforat  shfrytezohen  shume  ne  terapinë  psikologjike. Psikoterapeutet  dhe  ne  veçanti psikoanalistet  dhe  humanistet, i  perdorin  shume  per  fuqine  e  madhe  komunikuese  qe  ato  kanë.. Eshte  parë  që  në  një  kontekst  terapeutik  metaforat  jane  nje  element  thelbesor  qe  ndihmojne  pacientin  te  arrije  ndryshime  te  shpejta  dhe  te  rendesishme . Që  të  jenë  të  vlefshme , metaforat  terapeutike  duhet  te  kene  nje  sërë  karakteristikash. Duhet  te  jene  te  kuptueshme  per  pacientin  dhe  per  kete  duhet  t’i  pershataten  situates  se  tij. Duhet  gjithashtu  te  kujdesemi  qe  pacienti  te  pasqyrohet  ne  metaforen  qe  perdorim  qe  te  kuptoje  thelbin e  problemit  dhe  te  ndjehet  i  motivuar  te  çojë  perpara  ndryshimin  e  nevojshem  terapeutik. Metafora  duhet  te  jete  e  ndertuar  ne  terma  veprues, duke  perfshire  ne  tregim  edhe  pjese  konkrete  te  cilat  jane  thelbesore  per  zgjidhjen  e  problemit  qe  ka  sjelle  pacientin  ne  terapi.

Disa  metafora  per  t’a  kuptuar  me  mire  “problematiken”; Shohim  disa  nga  metaforat  qe  mendojme se  mund  te  jene  më  te  dobishmet  per  pacientet  apo  personat  qe  ndjejne  se  kane  “humbur  rrugen.”

Metafora  e  dy  alpinisteve. Imagjinoni  sikur  ju  dhe  terapisti  juaj jeni  dy  alpiniste. Secili  nga ju synon  te  ngjise  malin. Malet  janë te ndryshem por  ngjitur me njeri-tjetrin.. Terapisti  arrin t’a shohe rrugen qe  duhet  te  ndjeke  me  mire  se  ju,  jo sepse  eshte  me  i  zgjuar  apo me i  shpejte  ne  ngjitjen  e  malit , por  sepse  gjendet  ne  nje  pozicion  qe  i  mundëson  te  shohe  gjera  qe  ne  kete  moment  ju  nuk  mund  t’i   shihni . Ne  fund  edhe  pse  terapisti (psikologu)  iu  tregon  rrugen , jeni  ju  qe  duhet  te  vazhdoni  te  ngjiteni. Pra  avantazhi  i  terapistit  ne  krahasim  me  pacientin  eshte  vetem  perspektiva.  Ai  mund  ti  ofroje  pacientit  te  tij  nje  kendveshtrim  te  panjohur  per  te ; –  eshte  pacienti  qe  do  të  vendosë  t’a  integroje  kete  informacion  qe  te  munde  të  ecë  perpara.

Metafora  e  drites. Mendimet  automatike  negative, shfaqen  automatikisht  në  mendjen tonë  pasi  ato  përsëriten  pafundësisht  për  një  kohë  shumë  të  gjatë. Ato  behen  një  model  mendimi  i  krijuar nga  ne  vetë .. Një  metaforë  e  përdorur  shpesh  në  terapi  për  të  shpjeguar  këtë  fenomen  mendor  ka  të  bëjë  me  një  fakt  që  iu  ka  ndodhur  të  gjithëve: çfarë  ndodh  kur  digjet  një  llambë  ose  ikin  dritat ? – dihet  qe  kur  hyjme  ne  nje  dhome  që   edhe  kur  e  dime  qe  drita  nuk  do  ndizet, ne  sidoqoftë  e  shtypim  çelsin . E  njejta  gje  ndodh  me  mendimet; ato  jane  bere  tashme  nje  mekanizem  i  automatizuar.

Metafora  e shtepise  dhe  e  mobiljeve. A  e  humb  vleren  e  vet  nje  shtepi  nqse  mobiljet  brenda  jane  te  vjetra, te  shemtuara  apo  te demtuara ?  pergjigjia  eshte  JO ! .Shtepia  ka  nje  vlere qe  nuk  varet  nga  mobiljet  qe  ka  brenda. Shtepia  nuk  perbehet  vetem  nga  mobiljet. Ne  te  njejten  menyre  krijesa  njerezore  ka  nje  vlere  qe  shkon  pertej  mendimeve  te  veta  dhe  veprimeve  te  veta  sporadike . Mund  te  kemi  mendime  apo  te  kryejme  veprime  ndoshta  te  demshme, negative, por  kjo  nuk  do  te  thote  qe  ne  jemi pikerisht  ashtu.

Metafora  “duna  e  rërës  lëvizëse.” Të  jetosh  në  një  gjendje  ankthi  është  sikur  të  jemi  në  një  dunë  rëre.: sa  më  shumë  ndjejme  se  duna  po  na  gllaberon, aq  me  fort  perpiqemi  dhe  luftojmë për  të  dale. Sa  me  shume  energji  perdorim  qe  te  dalim  prej  saj  aq  më  shumë  rera  na  mbulon dhe  fundosemi. Ajo  çka  kjo  metaforë  dëshiron  të  shpjegojë  është  se  nëse  e  gjejme  veten  në  një gjendje  ankthi, duhet  të  përpiqemi  të  relaksohemi, duhet  të  veprojme  ndryshe  nga  cfare ” na  kërkon  trupi  ynë “.

 Metafora  e  udhetimit.Keni  nje  objektiv ; te  udhetoni  larg, te  ndryshoni  pak  ajer  dhe  te  filloni  nje  jete  te  re  ne  nje  qytet  te  bukur. Hypni  ne  makine  dhe  jeni  gati  per  t’u  nisur  kur  disa  pasagjere  te  fshehur  ne  sediljet e  pasme  fillojne t’ju  thonë :  e  ku  po  shkon ? – mos  u  mundo  kot !.- Nuk  ka  shanse  te  maresh  makinen  dhe  t’a  ngasesh  deri  aq  larg  e  te  fillosh  nje  jete  te  re! Keta  pasagjeret  ndikues  nuk  jane  gje  tjeter  veçse  mendimet  negative; kerkojne  qe  t’i  braktisni  objektivat  tuaja, ngjallin  ankth  dhe  arrijne  ne  fund  qe  t’ju  bejne  t’a  braktisni  qellimin  tuaj  dhe  te  nderroni  mendje  e  te  ktheheni  mbrapsh  ne  zonen  tuaj  te  rehatise (comfort  zone)

Metafora  e  festes  dhe  e  te  ftuarit  antipatik. Ju  kane  ftuar  ne  nje  feste  te  madhe ; dasmen e  mikut  tuaj  me  te  mire. Natyrisht  qe  keni  shume  deshire  te  shkoni  edhe  pse  keni  mare  vesh  qe  do  jete  i  ftuar  dikush  qe  nuk  e  duroni  dot. Behet  fjale  per  nje  mikun  e  dhenderrit  te  cilin  e  keni  takuar  dhe  iu  eshte  dukur  shume  antipatik. Do  te  hiqni  dore  nga  dasma  per  kete  arsye ? Pothuajse  e  sigurte  qe  pergjigjia  juaj  do  jete  Jo, pasi  do  te  kete  plot  njerez  te  tjere  me  te  cilet  mund  te  flisni. Emocionet  negative  jane  pikerisht  si  ky  i  ftuari; vetem  se  jane  ftuar  ne  festen e  jetes  tuaj  nuk  do  te  thote  qe  te  hiqni  dore  nga  gjerat  qe  pelqeni  dhe  deshironi  t’i  realizoni.

Metafora  e  te  nxehtit. Emocionet negative  jane  si vapa ; shume  te  padurueshme. E  megjithate  jeni  te  vetedijshem  se  pak  vape  nuk  eshte  gjeja  me  e  tmerrshme  apo  e  padurueshme  ne  bote. Eshte  e  bezdisshme  por  e  dime  qe  ndonjehere  na  qellon  qe  duhet  ta  durojme  sidomos  ne  vere. Kjo  eshte  e  gjitha . Ndodh  keshtu  edhe  me  emocionet  negative ; ato  ekzistojne  dhe  ndonjehere  duhet  t’i  provojme  ne  kurriz..Perse  nuk  jemi  kaq  mirekuptues  edhe  me  gjendjet  tona  emocionale? Emocionet, si  vapa , dhimbja  e  kokës  ose  ndonje  një  puçer  në  fytyrë, nuk  janë  asgjë  më  shumë  se  sa  faza  fiziologjike  te  mërzitshme  ose  të  bezdisshme, por  që  nuk  kanë  asnjë  qëllim  tjetër  veçse të  na  japin  informacione.

Tani  ju  takon  juve  të  përpiqeni  të  zbatoni  këto  dhe  metafora  të  tjera  në  situatat  e  ndryshme  te  jetës  tuaj. Do  t’a  shihni  se  si, nga  kjo  perspektivë, gjithçka  do  të  duket  më  e  qartë  për  ju.

(tregime  terapeutike)                                                                15/prill/2019 

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe