Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Çfarë  është “paraliza  e  analizës” për psikologjinë.

 

Shoqeria  jonë  i  jep  shume  rendesi  mendimit  dhe  arsyetimit, por  ne  disa  raste  te  menduarit  shume  mund  te  jete  i  demshem  dhe  te  shkaktoje  ate  qe  psikologjia  e  quan “paralize  të  analizës.”

Çfarë  është ” paraliza  e  analizës.”

Thuhet  qe  gjate  luftes  se  dyte  boterore, Winston Churchill, pasi  dëgjoi  se  projektuesit  e  anijeve kalonin  shumicën  e  kohës  duke  diskutuar  per  ndryshimet  e  projektit  te  tyre , ai  u dërgoi  atyre  këtë  mesazh: “Parimin:” asgjë  më  mirë  se  përsosmëria , mund  të  nënkuptojë  paralizë”.

I  referohej  paralizës  se  analizës, e  cila  konsiston  në  të  menduarit  shumë  rreth  nje  situate  qe  çon  ne  mos  marjen  e  nje  vendimi  veprues. Kur  vendimi  është  shumë  i  komplikuar  dhe  kemi  shumë mundësi  ne  dispozicion , nuk  zgjedhim  sepse  mbetemi  të  mbërthyer  në  fazën  e  analizës, duke  kërkuar  zgjidhjen ” e  përsosur “. Problemi  është  se  paraliza  e  analizës  krijon  një  situatë  në  të  cilën  kostoja  e  reflektimit  i  tejkalon  përfitimet  që  mund  të  kishim  nqse  thjesht  do  te  vendosnim menjehere  nje  rrugezgjidhje. Me  fjalë  të  tjera : humbasim  shumë  me  teper  duke  qëndruar  të  bllokuar  se  sa  po  te  marim  një  vendim , edhe  nëse  nuk  do  ishte  më  i  miri. Në  jetë, paraliza  e analizës  mund  të  na  bëjë  të  humbasim  mundësi  të  shkëlqyera  dhe  të  na  shkaktojë  probleme emocionale  dhe  ekonomike.

Koncepti  ne  vetvete  nuk  eshte  i  ri  duke  qene  qe  ka  inspiruar  dhe  nje  fabul  te  famshme  te  Ezopit. Tregimi  reflekton  ne  menyre  perfekte  ate  qe  mund  te  na  ndodhe  kur  kemi  shume  mundesi  zgjedhjeje ;

“Rastisi  që  një  mace  te  gjindej  ne  pyll  bashke  me  nje  dhelper. Dhelpra, qe  e përbuzte  macen  dhe  donte  të  tregonte  epërsinë  e  saj, e  pyeti  sa  mënyra  dinte  për  të  shpëtuar.  Macja  u  përgjigj  me  përulësi : –  Njoh  vetëm  një. Besoj  ne  aftesite  e  mia. Kur  qentë  më  ndjekin, di  se  si  të  ngjitem  në  pemë  dhe  të  jem  e  sigurtë. – Kjo  është  e  gjitha  që  dini ? – pyeti  dhelpra  fodulle. Epo, unë  njoh  më  shumë  se  njëqind  menyra.  Më  vjen  keq  per  ty ; eja  me  mua  dhe  do  t’ju  mësoj  mënyra  të  ndryshme  për  të  shpëtuar  nga  qentëPikerisht  në  atë  moment  ja  behu  një  gjuetar  me  qentë  e  tij. Macja  me  shpejtesi  dhe  pa  menduar  dy  herë, kërceu  mbi  një  pemë  dhe  u  fsheh  mes  degëve. Ndersa  dhelpra, duke  u  menduar  se  çfarë  dredhie  të  përdorte , ra  me  shumë  lehtësi  pre  e  qenve . Kjo  fabul  na  tregon  se  nganjëherë  është  më  mirë  të  dimë  diçka  të  dobishme, në  vend  që  të  njohim  një  mijë  opsione  që  nuk  vlejne  per  asgje . Gjithashtu  na  tregon  se  te  mendohesh  shume  kur  kemi  pak  kohë, mund  të  jetë  e  dëmshme, sepse  na  çon  në  paralizë  të  analizes.

Kishte  kohë  që  ky  postim   priste  në  “rradhë” i  pa  përfunduar… Herë  vendosja  ne  fillim  fabulen  e  Ezopit , herë  historine  e  W . Churchill  dhe  anasjelltas … Kështu  ndodh  kur  mendohesh  shumë ; mbetesh  në  vendnumëro  duke  pritur…

(tregime  terapeutike)                                                                                7/prill/2019

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe