Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Kur emocionet errësojnë arsyen.
Ka momente kur emocionet e forta na marin perpara dhe nuk dimë më çfarë bëjmë dhe çfarë themi. Këpusim fjalë pa u menduar dhe marrim vendime për të cilat pendohemi më vonë . Na qëllon pra që t’a humbasim arsyen sepse emocionet na e “konfiskojnë” atë . Ky shpërthim emocional ka një shpjegim : sistemi limbik deklaron një lloj “gjendje të jashtëzakonshme” nje alarm dhe përdor të gjitha burimet e trurit për të kryer funksionet e tij. Ky “konfiskim” ndodh brenda pak sekondash dhe gjeneron menjehere nje reaksion ne korteksin prefrontal (zona e lidhur me reflektimin), kështu që nuk kemi kohë për të vlerësuar se çfarë po ndodh që të vendosim në mënyrë racionale. Me fjalë të tjera, zona e trurit që lidhet me emocionet na pengon të mendojmë. Problemi është se sistemi limbik është një zonë me një repertor shumë të kufizuar të sjelljeve, që na verbon, sepse na pengon të shohim alternativa të tjera të mundshme.
Prandaj, duhet te kemi parasysh qe te mos marim vendime kur jemi te “acaruar” nga emocionet. Mundohemi te vetepermbahemi ; marim fryme thelle, bejme nje hap prapa dhe observojme situaten ne perspektive. Nuk marim asnje vendim derisa emocionet te qetesohen, derisa të jemi plotesisht te bindur per hapat qe po bejme. Ne kete menyre i kursejme vetes shume konflikte, pendesa dhe zhgenjime gjate gjithe jetes. Ju flasim edhe femijeve per shpërthimet emocionale. Zor te mund te kuptojne parimin e sistemit limbik dhe korteksit cerebral por mund t’jua shpjegojmë me fjalë të tjera…me nje histori te shkurtër si kjo më poshtë.
Ishte nje djalë që zihej gjithmone me te vellain, me prinderit dhe me shoket e shkolles…Nje pasdite i jati i dha nje dhurate. Djali e hapi me shpejtesi nga kurioziteti, por u surprizua shume nga ajo që pa ; ishte nje kuti plot me gozhde. I jati e veshtroi dhe i tha: Biri im po te jap nje keshille; sa here qe te humbasesh qetesine, sa here qe i pergjigjesh keq dikujt dhe diskuton, ngul nje gozhde ne deren e dhomes tende…Diten e pare femija nguli 37 gozhde. Me kalimin e kohes mesoi ta kontrrolloje zemerimin,keshtuqe nr.i gozhdeve filloi te pakesohej.Kuptoi qe ishte me e thjeshte te kontrrollonte inatin sesa te ngulte gozhde ne deren e dhomes
Me ne fund djali u ekuilibrua dhe nuk e humbiste me durimin . I jati shume krenar, i sygjeroi qe per çdo dite qe arrinte te permbante zemerimin , mund te hiqte nje gozhde nga dera. Ditet kaluan derisa arriti ti shkule te gjitha. Atehere babai e mori per dore e çoi perpara deres dhe i tha : – bere mire biri im, por shiko vrimat…Dera nuk do te jete me njesoj si me pare. Kur i shpreh gjerat me inat, le nje shenje si kjo. Nuk ka rendesi sesa here kerkon falje ; shenja do mbetet gjithmone aty. Nje lendim me fjale eshte i demshem sa ai fizik. Mos harro se miqte jane si guret e rralle, mos i plagos sepse ka demtime te parikthyeshme dhe nuk ka falje qe mund ti riparoje.
(tregime terapeutike) 3/prill/2019