Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Fshehja ose ndrydhja e ankthit sjell edhe më shumë ankth !
Ankthi është një nga çrregullimet më të shpeshta dhe kohët e fundit po shtohet shumë. OBSH thotë se nga 1990 deri më sot numri i personave që kanë ankth është dyfishuar. Megjithatë pas çdo shifre eshte nje person qe vuan nga nje gjendje angeshtie e pergjitheshme që jo gjithmone mund t’a shpjegoje, por qe i shkakton nje vuajtje te madhe dhe ndikon ne cilesine e jetes se tij. Kur kemi ndjesine se nga nje moment ne tjetrin diçka e keqe do te ndodhe, jemi si ne fije te perit dhe nuk arrijme te qetesohemi. Preokupimet na pushtojne mendjen dhe eshte e veshtire të bejme nje jete te qete dhe te lumtur.
Thëniet e meposhteme mbi ankthin mund të na ndihmojne t’a kuptojme me mire kete gjendje, ne menyre qe te mos e lejojme te ndikoje negativisht ne jetën tone: Per te eleminuar ankthin duhet para se gjithash t’a kuptojme.
1. Frika i mpreh shqisat. Ankthi i paralizon ato-Kurt Goldstein.Frika është një emocion që mund të na shpëtojë jetën në një moment rreziku, sepse funksioni i saj është pikërisht të na përgatisë të largohemi nga situata ose t’a përballojmë atë. Ankthi, nga ana tjetër, nuk ka një funksion adaptues, por na çon ne paralizim, duke na bërë viktima të shqetësimeve të pandërprera.
2- Pjesa me e madhe e gjendjes se tensionit të njerëzve nuk vjen sepse kemi shumë gjëra për të bërë, por nga mos përfundimi i asaj që kemi filluar –David AllenShpesh jemi ne që e ushqejmë stresin dhe tensionin nepermjet zakoneve të këqija qe kemi dhe zvarritja psh. mund të bëhet një pengese e madhe për mirëqenien tonë emocionale. Nqse vazhdimish kemi detyra të lëna pezull, apo të papërfunduara, ato behen më stresuese sesa detyra ne vetvete., kështu që gjithmonë është më mirë të perballemi sa më shpejt që të jetë e mundur me detyren qe kemi per te realizuar.
3- Intensiteti i ankthit është proporcional me rëndësinë që ka situata për personin e prekur; edhe pse ai në thelb injoron arsyet për ankthin e tij – Karen Horney.Në shumicën e rasteve, ankthi përjetohet si një gjendje tensioni e pergjithëshme, kështu që personi nuk është në gjendje të shpjegojë shkaqet e këtijj ankthi. Por, intensiteti i ankthit do të jetë gjithmonë në proporcion me rëndësinë dhe domethenien që i’u atribuojmë ngjarjeve. Kjo do të thotë se varet nga ne; ulja e ankthit, të mësuarit e vendosjes se gjërave në perspektivë dhe distancimi psikologjik nga ngjarjet.
4- Kërcënimet ndaj vetëvlerësimit tonë ose ideja që bëjmë për veten shpesh shkaktojnë më shumë ankth sesa kërcënimet ndaj integritetit tonë fizik – S.Freud.Stresi është një mekanizëm i projektuar për t’u aktivizuar në situata specifike ku integriteti fizik yni është në rrezik. Më pas, gjithçka duhet të kthehet në normalitet. Por në shoqërinë e sotme rreziqet fizike janë zvogëluar, duke i lënë vendin rreziqeve të tjera shoqërore që shkaktojnë aktivizim të vazhdueshëm. Si rezultat, ne jetojmë në një gjendje stresi të përhershëm që gjeneron ankth.
5- Fshehja ose ndrydhja e ankthit prodhon në fakt, më shumë ankth – Scott Stossel.Shtypja e gjendjeve emocionale nuk është një ide e mirë. Ajo që ne përpiqemi të shtypim nuk zhduket, por mbetet e bllokuar dhe vazhdon të shkaktojë dëme. Për më tepër, për të shtypur përmbajtjen psikologjike ne duhet të përdorim një sasi të madhe energjie, dhe kjo si perfundim gjeneron lodhje dhe ankth. Nëse duam të zgjidhim një problem, hapi i parë është t’a njohim qe ekziston si problem. Në fakt, meditimi mindfuness për ankthin bazohet pikerisht në njohjen e ekzistencës së tij, por pa e lënë veten te kushtezohemi prej tij.
6- Nuk duhet te kontrrolloni mendimet tuaja. Duhet vetem te mos e lësh më veten të kontrrollohesh prej tyre. – Dan Millman.Shpesh, ankthi është rezultat i obsesionit tonë per te patur nen kontrroll gjithçka. Kur duam të kontrollojmë gjithçka dhe nuk lëmë hapësirë për pasiguri dhe kaos, të cilat janë dy konstante në jetën tonë, ne reagojmë gjithe ankth. E njëjta vlen edhe për mendimet; bëhemi ankthioz kur nuk mund t’i kontrollojmë ato dhe si pasoje aktivizohet efekti i rikthimit mbrapsh.: sa më shumë përpiqemi të shmangim një mendim, aq më i fortë do të bëhet. Zgjidhja është t’a lëmë të shkojë, t’a marrim parasysh kete gje pa i dhënë shumë rëndësi qe te mos e lejojme të na dëmtojë.
7- Shqetësimi nuk eliminon dhimbjen e të nesermes, por fuqinë e sotme – Corrie ten Boom.Ne nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për peshen e shqetësimeve tona. Ka edhe nga ata që thonë se shqetesimi ndihmon për të shmangur problemet ne te ardhmen.Nuk eshte keshtu ! Shqetësimet janë krejtësisht të padobishme nëse nuk zëvendësohen me një plan veprimi efektiv. Kur shqetësimet bëhen mendime të përsëritura, ato na bëjnë vetem të ndihemi keq, duke na hequr energjinë tonë emocionale.
8- Ankthi është si një karrige lëkundëse; je gjithmonë në lëvizje,por nuk avancon asnjë hap ! – Jodi Picoult.Ankthi e mban mendjen të zënë duke u kapercyer nga një mendim katastrofik në një tjetër, nga një fatkeqësi e mundeshme në një tjetër, por këto shqetësime nuk çojnë askund, përkundrazi na zhytin në një rreth vicioz që nxit ankth.
9- Ankthi ynë nuk vjen nga të menduarit për të ardhmen, por nga deshira për t’a kontrolluar atë – Kahlil Gibran.Te mendosh per te ardhmen është e domosdoshme. Duhet të planifikojmë ku do t’i hedhim hapat, duhet të parashikojmë pengesat e mundshme dhe t’i paraprijmë ato. Ky mendim reflektues nuk gjeneron ankth, ajo që gjeneron ankth është te duash te kontrrollosh çdo detaj dhe të mos pranosh që mund të kemi edhe pengesa te papritura.
10 – Pesha e ankthit është më e madhe se e keqja që e shkakton atë – Daniel Defoe.Në përgjithësi ankthi është rezultat i shqetësimeve të tepruara, është si një top debore që zbret në luginë duke u zmadhuar gjithnje e me shume.. Si rezultat, shpesh pasojat psikologjike që sjell janë shumë më të këqija sesa situata që e shkaktoi.
Për t’ju kursyer kohe dhe për më kureshtarët ja cilët janë autorët e mësipërm:Kurt Goldstein (neuropsikiater Gjerman),David Allen (menaxher konsulent,autor),Karen Horney(psikanaliste gjermane),Scott Stossel(gazetar editorialist amerikan),Dan Millman(autor amerikan),Corrie ten Boom(shkrimtare hollandeze ish sahatçie),Jodi Picoult(shkrimtare amerikane),Kahlil Gibran(shkrimtar libanezo-amerikan)Daniel Defoe,(shkrimtar anglez).Ne kete liste mungon vetem autori i pikes 4.♥♥
(psikologjia për të gjithë) 10/Janar/2019