Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Fund i vështirë por i nevojshëm .
Në jetë herë pas here na duhet të vendosim pika ; disa na lejojnë të hapim një paragraph te ri në lidhje me relacionin e mëparshem dhe disa mbyllin nje kapitull . Janë dhe pikat finale që shënojnë fundin e librit. Keto histori ndonjëherë na lenë një shije te mire, ndonjehere jane te hidhura. Fatkeqesisht jo te gjitha finalet jane te lumtura , ka dhe fund te domosdoshem apo te nevojshem. Ka momente ne jete , si ne fushen personale dhe ne ate profesionale kur te detyruar nga realiteti duhet te marim kurajon dhe ti japim fund , perndryshe do mbetemi ne nje situate shkaterruese qe mund te shkoje gjithmone e me keq.
Fund i veshtire por i nevojshem .
Ka plot situata në të cilat duhet të vendosim pikë dhe të ndërrojmë faqen :
–Një raport ne çift qe ka kohe qe ka ngecur.
–Nje enderr qe ka shume pak gjasa te realizohet. –Nje pune qe ngjall pakenaqesi.
–Nje person toksik qe nuk ka ndermend te ndryshoje.– Lidhje familjare qe na “marrin frymen“
–Lidhje shoqerore që na “shtrëngojnë shumë ”…
E megjithate dhe pse realiteti eshte i dhimbshem dhe sigurisht i demshem , e kemi te veshtire të vendosim piken perfundimtare. Perse ??
Justifikimet jane te shumta , por shkaku eshte gjithmone vetem nje ; – Frika ! – Frikë si do reagoje tjetri dhe frike nga “perballja” me të.
– Frikë nga ajo çfare do mendojne te tjeret per ne në lidhje me kete vendim.
– Frikë nga e panjohura dhe lenia e zones se rehatise (comfort zone) qe kemi krijuar.
– Frike nga braktisja e zakoneve te meparshme me te cilat jemi mesuar , qe edhe pse te demshme na japin nje ndjenje sigurie.
– Frike se mos po marim nje vendim te gabuar dhe pendohemi me vone .
– Frike se nuk do jemi ne gjendje te perballojme ndryshimin dhe do vuajme dhe rrenohemi keq. – Frike nga e ardhmja dhe fillimi i gjerave nga e para..
Pavaresisht se kush eshte frika jone me e madhe, heret a vone duhet te mesojme se disa ndarje jane te nevojshme per ekuilibrin tonë emocional . Ndarjet jane pjese e jetes dhe jane nje faze ashtu si stinet e vitit. Si rrjedhoje duhet te jemi te afte ti kuptojme.
Le t’a imagjinojme jeten tone si nje peme , që të kuptojmë më lehtë ndarjet e domosdoshme. Kopshtaret e krasisin nje trendafil per 3 arsye:
1. Kercelli gjeneron me shume gonxhe sesa mund te mbaje, keshtuqe eshte e nevojshme te eleminohen disa prej tyre , qe te kene mundesi te lulezojne te tjeret .
2. Disa dege dhe sytha jane te semure dhe nuk e marin veten, keshtuqe eshte e rendesishme te hiqen per ta shpetuar trendafilin.
3. Disa dege dhe trendafila jane tashme te vyshkura, por vazhdojne te perthithin energjine e kercellit duke penguar rritjen.
Nqse aplikojme kete ide ne jeten tone, arrijme te shohim qe me kalimin e kohes krijojme shume relacione, interesa, aktivitete, impenjime…qe konsumojne gjithe kohen dhe energjine tone. Thjesht duhet te pranojme qe ndonjehere , nuk bejme dot gjithçka dhe duhet te mbyllim ndonje kapitull per t’ju gëzuar plotesisht kenaqesive që na japin gjerat dhe personat realisht te rendesishem per ne. Ndonjehere duhet te bejme nje “krasitje preventive” duke zgjedhur te kemi me pak per tu kenaqur me shume.
Te tjera here duhet te bejme nje “krasitje kurative”. Eshte fjala per ato lidhjet, vendet dhe gjerat qe kane “vdekur” prej kohesh (ne sensin metaforik te fjales ) dhe duhet ti harrojme.
Ka nje pike kur duhet te pranojme qe kemi tentuar gjithçka qe nje person te ndryshoje, por pa rezultat, kemi provuar gjithçka ne pune dhe gjerat nuk kane ndryshuar. Duhet te kuptojme qe ka nje moment per te insistuar dhe nje per tu terhequr dhe se disa ndarje jane te lumtura dhe disa jane thjesht te nevojshme.
Një teknikë e pagabueshme për të kuptuar nëse është e nevojshme të vendosim pikën.Ke shume kohe qe po mendon si ti japesh fund diçkaje dhe nuk mer guximin ? – Nje teknike qe te ndihmon te vendosesh eshte te imagjinosh se si do jete jeta jote pas 2 ose 5 vjetesh nqse gjithçka vazhdon si me pare ose perkeqesohet . Imagjino si do ndjehesh dhe cilat do jene rezultatet po nuk i dhe fund menjehere ne kete moment.
Nqse shpreson ende, pyet veten nese ka nje baze solide apo e ke ndertuar mbi reren e levizshme? Kjo shprese eshte racionale apo nje mekanizem mbrojtes qe te pengon te perballesh me problemin?
Nqse nuk te pelqen skenari qe hapet para teje, mer lapsin me te madh qe gjen dhe vendos piken e fundit . Para teje do hapen kapituj te tjere ende per ti shkruajtur.
( psikologjia per te gjithe) 14/qershor/2018