Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Mëso nga bota e kafshëve për tu bërë një Lider i mirë !
Eshtë shumë produktive të shohësh dokumentare për jetën e kafshëve. Mëson shumë gjëra te reja që nuk i njeh, shumë kuriozitete dhe zbulon sa e magjishme eshte bota e tyre. Mësojme si e gjejnë ushqimin, si i shpëtojnë rrezikut , kuptojmë si çiftohen si shumohen, si komunikojnë mes tyre, si luftojnë për të mbijetuar , si mbrohen nga armiqte …Bota e tyre kaq e pasur dhe plot aspekte te reja per tu zbuluar na ndriçon mendjen dhe shpesh na ben te reflektojme falë metaforave dhe analogjise me boten njerezore. Nje shembull terheqes dhe kurioz eshte ajo e salmonit dhe ariut. Arinjte më të vegjel per te kapur salmonin mesojne pak nga mamaja e tyre , duke pare si ben ajo dhe pak duke u perpjekur dhe provuar vete. Ata perpiqen duke qelluar vazhdimish me puter brenda ne ujë. Fillimi eshte i veshtire dhe ju duhet te provojne e riprovojne dite me rradhe derisa te kapin salmonin e pare . Pasi e kapin e nxjerrin nga uji dhe e çojne ne brendesi te pyllit. – Por çfare bejne më pas ? – Ne të gjithe mendojme se do ulen dhe do e hane gjithë peshkun pa lene asnje mbeturine, por ne fakt ndodh diçka e çuditeshme ; ariu i vogel ha vetem koken dhe vezet e salmonit dhe gjithe pjesen tjeter te peshkut e hedh tutje. – Por perse valle ndodh keshtu ? – Kjo ndodh sepse koka dhe vezet e salmonit jane pjesa me e yndyrshme, jane esenca e ushqimit , jane ajo pjese qe per arinjte eshte e domosdoshme.(rendesishme). Pjesen tjeter e mënjanojne. Ne baze te ketij zakoni te servirur nga natyra ne mund te nxjerrim 2 çeshtje te rendesishme dhe ti shnderrojme ne nje mesim te vlefshem per jeten tone. Çeshtja e pare eshte : rendesia e te qenit specifik dhe jo pergjithesues. Nje Lider i zoti perqendrohet te esenca , te thelbi (te koka dhe vezet qe na japin mundesine te kemi më shume energji dhe te zhvillohemi më shpejt.) Çeshtja e dyte (krejtesisht e harruar nga liderat , veçanerisht nga ata politik) ka te beje me nje element social i shprehur dukshem te zakoni i ariut . Me kete sjellje (zakon) të tij ariu ju krijon mundesine te ushqehen edhe kafsheve te tjera. Zhgaba , dhelpra e kuqe dhe buburreci i kërmave ushqehen pikerisht me mbeturinat qe lenë arinjte . Pra nje Lider i mire duhet ta ketë parasysh edhe kete gjë ; duhet patjeter te kuptoje se si mund te ushqeje gjithe network- un (rrethin qe ka perqark ) duke i lenë network – ut social ate per te cilen ai nuk ka nevoje, por qe per te tjeret eshte shume e rendesishme… Dhe nuk i dihet asnjehere… ajo qe ju ke dhene te tjereve spontanisht dhe pa interes , nje dite mund te na kthehet mbrapsh e shumefishuar. Kemi shume per te mesuar ne njerezit nga bota e mrekullueshme e kafsheve .
(psikologjia per te gjithe) 17/qershor/2018