Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Gestapo kundër psikanalizës !
Në 15 Mars te vitit 1938 shtëpia e Freud – it në Vjenë u pushtua nga nazistet. Ishte fill një ditë pas pushtimit të Austrisë nga Gjermanët. Nazistet shkatërruan bibliotekën personale te Freud – it dhe dogjën publikisht të gjithë librat e tij që ruheshin në bibliotekën publike të Vienes.
Disa vjet më parë babai i psikanalizës edhe pse rrezikonte shumë nga kercënimi i nazistëve, e kishte refuzuar disa herë ftesën e nipit te tij Edward Bernays për të emigruar ne Amerike. Nuk e kishte shume qef Ameriken,ose më mirë ndjente nje farë antipatie qe dihej, keshtuqe vendosi të qendroje me nazistet neperkembe.
Gjithsesi në Vjene nuk ishte me i sigurte : Gestapo nuk ishte vetem kunder hebrenjve, por edhe kunder psikanalisteve; venia ne pah e impulseve ishte nje atak kundrejt dinjitetit te rraces ariane.Qysh ne 1933 simpatizantë të nazizmit kishin djegur librat e Freud. Sipas revistes The Atlantic kjo gje ndodhi në 10 Maj 1933 kur piromanet guxuan te benin kete gjest qe e shoqeruan me keto fjalë : “ kundër mbivlerësimit të seksualitetit që shkatërron shpirtin dhe për hir të fisnikerise së shpirtit njerezor, iu ofrojmë flakëve shkrimet e Sigmund Freud.”
Pasi morën Vienën në 1938, nazistët sekuestruan paratë dhe të gjitha pasuritë e Freud, por ai vazhdonte te gjente mbeshtetje dhe ngrohtesi ne qytetin e tij, në vend qe te shkonte ne Amerike ku mesiguri ishte i mirepritur… “Poo.. Shtetet e Bashkuara jane madheshtore, i thoshte Ernest Jones- it. ..”por një madheshti e gabuar”.
Falë Marie Bonaparte ( e afërt e Napoleonit dhe mikeshë e tij ) situata ndryshoi . Freud nuk kishte mundesi te paguante 4824 dollar qe nazistet i kishin kerkuar si garanci që te linte atdheun dhe te shkonte ne Londer…e pagoi Maria Bonaparte kete shume per të. Arriti te perpilonte nje marrëveshje qe i lejoi te shpetonte nje pjese te bibliotekes,koleksionin e veprave te artit dhe divanin e tij,qe sot ruhen ne Londer.
E dime mire sesi “studime mbi histerine” ,(libri i tij qe shenoi fillimin) , i dha jete gjithe rrymes psikanalitike.Freud nuk do te largohej kurre pa mare librat e tij me vete….
Pak perpara se te hypte ne trenin qe do ta shpinte ne Londer, kur nje oficer i Gestapos i paraqiti per te firmosur nje dokument ne te cilin shkruhej se Freud deklaronte spontanisht qe autoritetet gjermane e kishin trajtuar mire, ai e firmosi dhe iu kërkoi atyre të shtonte një koment ku shkruajti : “Ju rekomandoj fuqishem Gestapon kushdoqofshi !!
Nuk meriton veçse admirimin tonë per kete koment te kendeshem me te cilin përçon gjithë sarkazëm një agresion të heshtur për ata që dihet se çfarë i shkaktuan botës mbarë. Chapeau !!