Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Introvertët nuk janë antisocial !
Ke një jetë që të tjerët të marin për të ndrojtur dhe të turpshëm ?? Ky postim i sqaron nje here e mire gjerat.
Introvertët nuk janë antisocial. Ata thjesht kanë nevojë për më pak shoqëri, por janë njerëz miqësorë dhe të dashur.
Nuk është e vërtetë që ata nuk kanë asgjë për të thënë, por flasin vetëm kur kanë diçka të rëndësishme për të thënë … dhe janë dëgjues të shkëlqyer. Pra ata të degjojne me shume vemendje.
Introversioni nuk është i njëjtë me ndrojtjen: ndrojtja është frika e mosmiratimit ose poshtërimit shoqëror, ndërsa introversioni është preferenca e mjediseve që nuk paraqesin stimuj të tepruar. Disa nga veprat më të mëdha të artit dhe shpikjet e njerëzimit, qe nga teoria e evolucionit deri te Luledielli i Van Gogh, jane krijuar fale personave të heshtur që dinin të harmonizoheshin me botën e tyre të brendshme dhe thesaret që ishin fshehur në të.
Ne nje shoqeri me ekstroverte fallco , me nje jete dhe dashuri perfekte , ajo qe bie ne sy jane introvertet.. sepse nqse ta hapin deren, ata e kane pergatitur prej kohesh nje vend per ty.
Pothuajse të gjithë e njohim klasifikimin e famshem qe beri Jung . I ndau njerezit ne introvert dhe ekstrovert. Ekstrovertet i mbajne per persona te hapur, gjithe humor dhe te shoqerueshem. Kjo automatikisht ben qe introvertet te shihen si njerez te mbyllur , pa humor, te zymte dhe antisocial. Jo ! Introvertet nuk jane antisocial. Ata nuk suportojne dot teatralizmin, budallalleqet dhe falsitetin. Pike.