Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Gratë kundër grave.
Duket sikur kemi heshtur pothuajse gjithmone për atë formën e armiqësisë që gratë ushqejnë ndaj njëra – tjetrës…Ndoshta kemi heshtur për kete lloj ligësie mes nesh sepse te shtypura nga sistemi patriarkal jemi prirur të besojme në një zemergjerësi dhe miresjellje femerore te supozuar… Ndoshta e kemi bërë për të mos u ndjere të vetmuara në këtë botë armiqesore. Ndoshta…
Të dashura mikesha ! Të dashura gra ! Nuk është e thënë që duhet të ngremë zërin, të shkruajmë dhe të shpërndajmë lajmin vetëm ne ditën që ka ngjarje, apo në datën që celebrohet “festa” jonë. Do ishte mire që të bëjmë durim dhe të presim ; – te presim te kalojnë disa ditë dhe pastaj t’i themi gjërat. Fjala që thuhet në ditët më vonë vlen shumë për të mbajtur gjallë interesimin edhe ne ditet pas ndodhise së tmerrshme që nxin me gërma të mëdha kryeartikullin e te perditeshmes me në qender gruan e dhunuar.
Shumë pra është thënë sesi kudo ne bote, grate nuk gëzojne të drejta te barabarta per t’u ndjere te realizuara me veten. Shkruhet e rishkruhet sesi diskriminohen në menyra nga me te ndryshmet , e në shume raste përndiqen , shfrytezohen dhe nuk kane mundesi te therrasin, madje edhe ne vende shume te zhvilluara konsiderohen akoma si nje “plaçke”. Por shume pak flitet per “misogjinine femerore,” atë të grave armike ndaj grave të tjera. Te atyre grave që “sterviten” nga pozicionet e tyre më të errëta dhe dinake,qe perzgjidhen nga burrat dhe qeveritë për të mbajtur larg gratë e tjera nga jeta sociale , kulturore dhe vendimarrese në bote. Po kaq pak , degjohet të flitet për perpjekjet , stërmundimin dhe lodhjen e jashtezakoneshme që duhet të bëjë çdo grua per t’u afirmuar, shpesh qindra here më teper se sa një burrë. Nderkohe , qe i mëshohet shumë dhe favorizohen “rruget e shkurtra e te papranueshme”, qe akoma sot disa gra ndjekin në dëm të gjitha grave të tjera për të zënë një pozicion të caktuar , nje rol të rendesishem , një “pushtet,” qe shpejt mund te rezultoje edhe armiku i atyre vetë. Te gjitha ketyre grave dua t’ju kujtoj nje thenie te Ghandit :” Nëse jo dhuna eshte ligji i qenies tone, e ardhmja ju përket grave !” Mesoni pra gra te jeni aleate me njera – tjetren me besnikeri, sinqeritet, kurajo dhe dashuri jo të rreme.
(psikologjia për të gjithë) 10/prill/2019