Tel : 0696003300
Email : [email protected]
“Thërrime buke”; mënyra e re për të lënë dikë !
William Shakespeare, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në historinë e njerëzimit, tha se “plagët që nuk shihen janë më të thella.” Këto plagë janë pikërisht pasoja te një mënyre reagimi që rrezikon të bëhet modë dhe për fat të keq nje farë popullariteti e ka arritur tashme.. Po flasim për “breadcrumbing .”
Ndonjëherë, qeniet njerëzore janë në gjendje të shpikin mënyra për të perballuar realitetin nga me te paspjegueshmet , ose pak dinjitoze për natyrën tonë si qenie me ndjenja. Pak kohë më parë, u bë e zakonshme t’a lije një person pas një ose disa hereve qe kishe dale me të . Kjo menyre u quajt “ghosting.” Pra,”avullim” boshllek, zhdukje totale nga bota e personit tjeter qe braktisej pa asnje shpjegim, asnje arsye, asnje shenje…Kohet e fundit duket se kjo menyre eshte zevendesuar me “breadcrumbing” . Le te shohim per çfare behet fjale.
“Ti ofrosh miqesi kujt kerkon dashuri eshte si ti japesh buke dikujt qe po vdes nga etja “
Çfare eshte “breadcrumbing”?
E bere e njohur nga rrjetet sociale,kjo fjale angleze vjen nga fjala breadcrumb, qe do te thote ;therrime buke. Praktikisht kjo forme reagimi behet nga ata persona qe ju dergojne shenja minimale partnereve apo te dashures per t’ju treguar qe jane ende me ta, për t’ju ushqyer shpresen se raporti mund te shkoje perpara por duke e ditur qe nuk do te kete kurre zhvillime te reja.
Siç e thame kjo “sjellje” ka lindur dhe zhvilluar kryesisht ne rrjetet sociale.Megjithate duket sikur shkon akoma me pertej. Ka te beje dhe me relacionet ku stabilizohen dhe takime fizikisht, ku personi tjeter trajtohet ne menyre te sjellshme, por pa arritur ne asgje konkrete. Ashtu siç e tregon edhe emri , personi lë “therrime buke” per ta bere tjetrin te shpresoje te kjo lidhje.Brenda vetes, e di qe situata nuk do shkoje kurre ne nje pike konkrete, sepse nuk eshte i gatshem ta vazhdoje lidhjen, duke shkaktuar te tjetri nje lendim te dukshem qe do t’a beje te ndjehet tejet i frustruar me pas. Sipas eksperteve kjo praktike mund te shkaktoje ankth dhe vuajtje te personat qe jane “viktima”. Sinjalet qe marin jane ambigue, keshtuqe ne çdo moment kane ndjesine se jane ne faj por pa e ditur pse.
Si te kuptojme qe jemi viktime e breadcrumbing?
Ne fakt flitet per nje forme manipulimi prandaj eshte e rendesishme te kuptojme nese jemi viktime e “breadcrumbing” qe te mund ta ndalojme sa me pare: Nqse partneri eshte nje njeri jo i qarte dhe konçiz.Kur i propozoni nje plan, jep pergjigje me medyshje si; “te shohim”, ose “ndoshta”, por realizimi i tyre nuk mberrin kurre.
Behet “i gjalle” shume rralle. Kjo do te thote qe mund te kalojne jave te tera pa mare asnje lajm prej tij e megjithate mberrin dita qe vjen t’ju kerkoje, por nuk e intensifikon kurre komunikimin..
Kerkon nje nderveprim online dhe shpesh i shmanget raportit fizik duke krijuar nje lloj “terhiq e mos e këput”, nje flirt qe te mban gjithmone “varur”, por nuk ben kurre nje hap per te shkuar më tej.
Sillet ne menyre te çrregullt dhe mund t’ju bej te ndiheni shkelqyeshem ne momente te caktuara, por nqse shihni me vemendje ka diçka qe nuk shkon ne sjelljen e tij. Eshte specialist per t’ju bere te besoni qe eshte gjithçka frut i fantazise tuaj.
Nuk eshte kurre momenti per te folur per ndjenjat.Eshte e qarte qe ka frike nga perballja dhe si rrjedhoje edhe pse mundoheni ta diskutoni problemin dhe ti shkoni me thelle,nuk do te jete asnjehere rasti i duhur per të. Do nxjerre gjithmone justifikime pse nuk do te intensifikoje dhe thelloje raportin me ju.
Çfare te bejme nqse jemi viktima te breadcrumbing?
Nuk eshte gjithmone e thjeshte te kuptojme qe jemi viktima te kesaj praktike por gjithsesi bejme kujdes ndaj ketyre situatave: Analizojeni situaten ne menyre objektive. Kush praktikon “breadcrumbing” ben qe personi tjeter (zakonisht i pasigurte) te ndjehet ne faj. Megjithate eshte e nevojshme te analizojme situaten ne menyren me objektive te mundeshme. Ju duket normale qe partneri juaj te behet i gjalle nje here ne dy , tre jave ? Vertete duhet ta kemi nje lidhje qe na ben te ndjehemi ne faj sa here ka diçka qe nuk shkon ?Mendoni se eshte normale nje raport ku intimiteti eshte i paket ose pothuajse zero pavaresisht sesa kohe ka kaluar? Duke qene qe pergjigja do te jete mesiguri negative e dini dhe vete qe duhet ti japim fund kesaj situate. Vendosni limite. Edhe nqse personi tjeter nuk deshiron te thelloje argumentin, flitini qarte dhe vendosini kufinj. Nqse nuk reagon atehere e kuptoni qe nuk keni nje lidhje te shendeteshme.
Tashme e njihni pak me mire kete forme te re raporti. Nqse po ju ndodh diçka e ngjashme me shume gjasa heret apo vone duhet ti jepni fund, ose do ta beje tjetri para jush. Perpiquni te dilni sa me shpejt nga kjo situate se perndryshe mund t’ju shkaktoje shume vuajtje.
(psikologjia per te gjithe) 5/mars/2019