Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Gruaja e parë e diplomuar në psikologji.Margaret Floy Washburn.
Margaret Floy Washburn ishte nje studente e shkelqyer,nje pararendëse e kohes se saj.Karakteri i saj i dashur dhe kembengulja e bene te fitoje simpatine dhe respektin e shume kolegeve psikologe edhe pse iu ndalua hyrja ne Universitet. Do kujtohet gjithmone si gruaja e pare qe realizoi doktoraturen ne psikologji.Kur kujtojmë pionierët e psikologjisë, na vijnë ndermend emrat e S. Freud, Piaget, Jung.. Sigurisht që janë autorë shumë të rëndësishëm, por së bashku me shumë të tjerë, shpesh kanë eklipsuar shumë pioniere në historinë e psikologjisë, duke i lënë ato në hije. Rasti i Margaret Floy Washburn eshte nje i tillë.
Në imagjinatën kolektive, jane te shumta paragjykimet në lidhje me figurat më me ndikim në fushën e psikologjisë.Si edhe në shumë fusha të tjera, e injorojnë rolin themelor të grave, hulumtimet që ato kanë kryer dhe rezultatet pozitive qe kane arritur. Historitë e tyre dhe zbulimet e tyre eklipsohen nga burrat, prandaj nuk është gjithmonë e lehtë t’i nxjerresh ato nga hija e historisë.
Psikologjia, si shume fusha të tjera studimi, mund të mbeshtetet në kontributin e çmuar të shumë shkencëtareve femra. Megjithatë, gjate gjithe kohes grave i’u eshte dashur te luftojne, të kapërcejne pengesa te medha derisa dinjiteti i tyre intelektual te njihej si i barabarte me homologet meshkuj, të cilët, në vend që t’i ndihmonin, vazhdonin t’i sulmonin për paaftësinë e tyre fizike, morale dhe sociale në botën e shkencës.
Një shembull i qartë është ai i Margaret Floy Washburn. Ajo nuk u pranua në Universitetin e Kolumbias sepse ishte femer .I’u desh të kapërcejë pengesa të ndryshme për të ushtruar profesionin e psikologes në botën akademike, u përjashtua nga shoqëritë shkencore, siç janë eksperimentalistet, të udhëhequr nga Titchener. Deri në pjesen me te madhe te shekullit te njëzetë, gratë nuk pranoheshin në Universitet dhe nuk mund të ushtronin profesione që kërkonin kualifikime. Duhet te shtojme ketu qe opozita mashkullore ndaj pavarësisë së femrës ka qene shume e forte.
Margaret Floy Washburn, nje histori e shkelqyer. Margaret Floy Washburn lindi ne 1871 ne New York.Ishte vajze e vetme. Ishte nje nxenese e shkelqyer dhe vendosi te studionte psikologji ne Columbia University (New York) me Profesor James McKeen Cattell, qe konsiderohet nje nga psikologet me te rendesishem ne fund te shek.XIX dhe fillim te shek. XX .Perfaqesues i shkolles amerikane te psikologjise, ai kontribuoi duke i dhene besueshmeri psikologjise,qe deri ne ate kohe konsiderohej si pseudoshkence.
Por, Columbia University, nuk pranonte vajza , prandaj Washburn asistonte ne leksione vetem si degjuese.Kur Prof .Cattell vuri re interesin e nxeneses, e shtyu te hynte ne Cornell University, ku pati fatin te punoje nen mbikqyrjen e Titchener. Ajo përfundoi një studim eksperimental mbi metodën e ekuivalencës në perceptimin taktil që e bëri atë të marrë masterin.. Zhvilloi tezën e doktoratës rreth ndikimit te imazheve vizuale mbi gjykimet e distancës taktile dhe drejtimit. Puna e saj u dërgua nga vetë Titchener per t’u publikuar në revistën Philosophische Studien (1895). Margaret Floy Washburn ishte gruaja e parë që mori një doktoraturë në psikologji.
Në vitin 1908, ajo botoi librin e saj më të rëndësishme dhe më të njohur The animal mind: një tekst-libër i psikologjisë krahasuese, qe përfshin studimin e saj eksperimental në psikologjinë e kafshëve. Teksti shqyrton një gamë të gjerë aktivitetesh duke filluar nga shqisat dhe perceptimi. Washburn fitoi mbështetje dhe mirenjohje në punën e saj, por duhej te tregohej indiferente ndaj diskriminimit gjinor edhe pse viktime e ketij diskriminimi.
Falë karakterit te saj miqesor, u be nje nga grate e para qe u lejua ne klubin “eksperimentuesit”, pas 25 vjet perjashtimi te grave dhe pas vdekjes se Titchener; themeluesit te klubit. Jeta e Dr. Washburn èshte padyshim frymezuese.Flasim per nje grua qe luftoi shume per te arritur objektivat qe kishte vendosur.Edhe pse koleget i’a njohen meritat,historia nuk i ka dhene ende rendesine dhe dinjitetin social qe meriton.
Kushdo qe njeh sadopak historine e di qe progresi do te ishte i pamundur pa figuren femerore.
(psikologjia per te gjithë) 6/Janar/2019