Tel : 0696003300
Email : [email protected]
Gruaja që kërkonte gjilpërën .
Mjeshtrat e medhenj te budizmit kane perdorur gjithmone fabula dhe legjenda per te percjellë mesime te medha te jetes dhe mesazhe të rëndësishme per pasardhësit e tyre. Thonë se një here, disa të rinj e pyetën mjeshtrin e tyre, se përse tregonte kaq shumë fabula, por ai nuk u përgjigj, por ju drejtua atyre me një pyetje: “do ju pëlqente që dikush t’ju jepte një frut të kafshuar ?”.
Pjesa më e bukur e fabulave , është se kanë interpretime të shumta. Çdo person është në gjendje të nxjerrë prej tyre mësimin që i rezulton më i dobishëm në bazë të situates apo periudhës së jetes që po kalon. Përveç kësaj, tregimet kanë forcën të arrijnë dhe të prekin edhe qoshetë më të fshehta të mendjes. Milton Erickson (psikiater amerikan) kishte kuptuar që ndonjëherë mendja jonë i refuzon disa mesazhe duke venë në veprim mekanizma mbrojtës sepse i percepton ato si sulm ndaj “egos” tone. Fabulat dhe legjendat e joshin kete kontrroll dhe mund te gjenerojne ndryshime te thella. Forcën e kësaj joshje e ka çdo fabul, çdo legjendë, çdo përrallë ; qoftë Budiste, qoftë nga mitologjia greke, qoftë nga rrëfenjat tona epiko – legjendare.
Nje tjeter rrefenje Budiste qe mund te ndriçojë udhëtimin tone : Gruaja e moshuar që humbi gjilpërën.
Nje pasdite banoret e fshatit panë një grua te moshuar qe kerkonte e kërrusur diçka perpara kasolles se saj. Disa prej bashkefshatareve te saj ju afruan ta ndihmonin. E pyeten : – çfarë te ka humbur ? – Gjilpëra ime , u pergjigj ajo.Te gjithe u mblodhen dhe filluan te kerkonin, por pas pak dikush pyeti : – duhet kohe ta gjejme, gjilpera eshte shume e vogel, a mund te na thuash ku te ka rënë me saktesi ? – brenda ne shtepi ; – u pergjigj e moshuara. Njerezit e pane me habi, madje disa prej tyre te bezdisur. – Po ti qenke çmendur moj ! Si e kerkon gjilperen ne rruge kur e ke humbur ne shtepi ? – e moshuara pergjigjet buzagaz: – sepse ne shtepi nuk ka drite. Njeri prej tyre i thote : – Atehere eshte e udhes te perdorim nje llampe per ta kerkuar gjilperen ne shtepi. E moshuara buzeqeshi perseri dhe tha : – Jeni shumë të zgjuar për të dhënë mend për gjëra të vogla, kur do e perdorni kete zgjuarsi per jeten tuaj të brëndëshme ?
Morali: Shpesh kerkojme zgjidhjen e problemeve nga jashtë, kur në të vertete zgjidhja gjendet brenda nesh. Bejme fajtorë te tjeret ose rrethanat ne vend qe te marim ne dore drejtimin e jetes tone , vetem sepse nuk duam ta pranojme pjesen tone te pergjegjesise. Por keshtu nuk do te gjejme asnjehere nje zgjidhje realisht te kenaqeshme qe na mundeson te piqemi dhe zhvillohemi.
7/gusht/2017 (tregime terapeutike)